Selektori Ostlund: Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse

Selektori i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka komentuar shortin për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Kombëtarja jonë përballet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshjet luhen në mars të vitit të ardhshëm. Ostlund vlerëson Bosnjë-Hercegovinën, por thotë sd Kombëtarja jonë nuk është pa shanse. “Sfida të shkëlqyera në raundin e dytë, derbi ballkanik. Do t’iu […]
Kosova luan me Bosnjë-Hercegovinën në fazën e dytë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mësuar kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Në shortin e tërhequr të enjten paradite në Vjenë është përcaktuar që Kombëtarja jonë të luajë me Bosnjë-Hercegovinën. Bosnjë-Hercegovina e fillon garimin prej fazës së dytë, ndërsa Kombëtarja jonë në fazën e parë e eliminoi Britaninë e […]
Tjetër fitore për Kastriotin

Kastrioti i është kthyer me fitore garës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, Kastrioti i Ferizajt e mposhti Vushtrrinë me rezultat 47:38. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së shtatë të Superligës së hendbollistëve. Adonit Isufi i shënoi plot 11 gola […]
Të enjten (nesër) shorti për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027

Të enjten (nesër) prej orës 11:00 në Vjenë bëhet tërheqja e shortit për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 për hendbollistë. Në fazën e dytë për herë të parë paraqitet edhe Kombëtarja e Kosovës që javën e kaluar e eliminoi Britaninë e Madhe në raundin e parë. Kombëtarja jonë do të jetë në […]
Vazhdon Superliga, në mesjavë ndeshjet e xhiros së shtatë

Pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, këtë mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në program është xhiroja e shtatë. Të mërkurën është ndeshja mes Vushtrrisë dhe Kastriotit. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë. Dy ndeshje tjera janë të enjten. Nga ora 19:00 […]
Çifti Bujupi ndau drejtësinë në tri ndeshje kualifikuese

Çifti i gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Genc Bujupi e Getoar Bujupi, ka drejtuar tri ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian U18 të vitit të ardhshëm. Gjyqtarët tanë me thirrje të EHF-së ishin të deleguar nga Federata Evropiane për turneun e Grupit B që u zhvillua prej të premtes deri të dielën në Schaffhausen […]
Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Turqi – Qipro

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, ishte i deleguar i Federatës Evropiane të Hendbollit në njërën prej ndeshjeve të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2027. Të dielën, Beqiri ishte delegat në ndeshjen Turqia – Qipro. Fitore në ndeshjen në Elazig shënoi Turqia me rezultatin 35:19, që edhe avancoi në fazën e […]
Kur luhen ndeshjet e fazës së dytë dhe cilët janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës?

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për herë të parë do të paraqitet në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror. Ndeshjet e fazës së dytë kualifikuese luhen më 18/19 dhe 21/22 mars të vitit të ardhshëm. Në fazën e dytë kualifikuese do të garojnë 16 Kombëtare. Tetë Kombëtaret fituese kalojnë në raundin e tretë dhe […]
Tjetër fitore me Britaninë e Madhe, avancojmë për herë të parë në raundin e dytë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë me Britaninë e Madhe. Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, Kombëtarja jonë fitoi me rezultat 35:30. Në Derby të Anglisë, të mërkurën, djemtë tanë fituan 32:26. Me rezultatin e përgjithshëm […]
Kosova U18 përfundon kualifikimet për Evropianin 2026

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll i ka përfunduar të dielën kualifikimet për Euro 2026. Hendbollistët tanë në verën e ardhshme do të luajnë në njërin prej Evropianëve të Divizionit II. Të dielën në Ankara të Turqisë, Kombëtarja jonë pësoi nga Italia me rezultat 44:16. Pak gjëra funksionuan në lojën e Kombëtares sonë. Pas pjesës […]