Ferizaj e fiton me një gol dallim derbin me Prishtinën

Ferizaj e Prishtina kanë zhvilluar ndeshje të fortë të shtunën në Shtime. Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll, ndërsa u fitua nga ferizajaset me vetëm një gol dallim, 33:32. Ferizaj e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi epërsi 5:1. Më pas mbajti epërsi deri në fund të pjesës së […]
Pas telasheve të shumta, Besa e përgjysmuar në Bosnjë-Hercegovinë për ndeshje evropiane

Pasi e kaloi me sukses raundin e parë, Besa Famgas e kërkon suksesin edhe në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup). Skuadra pejane do të përballet me skuadrën nga Bosnjë-Hercegovina, Izvigjaç. Ndeshja e parë zhvillohet në qytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Lubushki, të dielën nga ora 17:00. Ndeshja e kthimit është më […]
Elisa e Arona Krasniqi shkëlqejnë në fitoren e Samadrexhës

Elisa Krasniqi i shënoi 11 gola në fitoren e thellë të Samadrexhës ndaj Ulpianës, 38:25. Ndeshja e luajtur të premten mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë e hapi xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Pos Elisa Krasniqit te Samadrexha me numër të madh golash u dalluan edhe dy lojtare të tjera. […]
Rahoveci mposhtet në ndeshjen e parë në Luksemburg

Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, e ka luajtur të premten mbrëma ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Në Luksemburg, Rahoveci humbi 41:34 nga Dudelange. “Vreshtarët” nisën mirë, ndërsa shpejt loja u bë e barabartë. Më pas ishin lojtarët e Dudelanges që kaluan në epërsi. Në fund të pjesës […]
Rahoveci e kërkon në Luksemburg suksesin evropian

Kampioni i Kosovës, Rahoveci, do të luajë në Luksemburg në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Rahoveci përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Dudelange. Ndeshja e parë është të premten (nesër) nga ora 20:00, ndërsa e dyta të shtunën nga ora 20:30. Të dy ndeshjet zhvillohen në Dudelange. “Vreshtarët” janë pajtuar që […]
Xhiroja e tretë fillon të premten e përfundon të hënën

Me ndeshjen Samadrexha – Ulpiana fillon xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të premten (nesër) nga ora 19:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë. Të shtunën janë dy ndeshje tjera. Nga ora 15:00 në Junik takohen Shqiponja e Gjakovës dhe Kastrioti i Ferizaj. Nga ora […]
Shabani shpall listën për ndeshjet me Francën dhe Kroacinë

Selektori i Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet shumë sfiduese me Francën dhe Kroacinë.Janë këto dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026.Kombëtarja jonë përballet me mungesa të shumta, kryesisht për shkak të lëndimeve.Rastin do ta fitojnë lojtare të reja si Orgesa Gola, Arona Krasniqi, […]
Istogu e mëson kundërshtarin e radhës evropian

Të martën është tërhequr shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste. Në këtë raund garash paraqitet edhe kampioni i Kosovës, Istogu. Istogu do të përballet me skuadrën e njohur portugeze, Madeira Andebol SAD. Ndeshjen e parë duhet ta luajë në udhëtim më 8 apo 9 nëntor, kurse të kthimit […]
Nesër vazhdon shkollimi i trajnerëve sipas RINCK Konventës

Të martën (nesër) vazhdon shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës. Shkollimin e trajnerëve e bënë Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës. Në radhë është moduli i dytë i nivelit të dytë të shkollimit që bëhet sipas konventës së Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF). […]
Kastrioti e fiton ndeshjen e fundit të xhiros së tretë

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Ferizaj, Kastrioti fitoi 50:29 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Felippe Teixeira i realizoi 11 gola për Kastriotin. Nëntë i kishte Festim Mustafa e gjashtë Alban Haziri. Te Vëllaznimi më së shumti gola shënoi […]