Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Publikohet lista e hendbollisteve të ftuara në kampin e FHK-së

Plot 40 hendbolliste të reja janë ftuar në kampin e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kampi mbahet prej 2 deri më 9 korrik në Gjakovë, ndërsa trajnerë janë Granit Sahiti, Fatmire Basholli e Albina Rugova.Koordinator i kampit për të dy gjinitë është Benon Brahushi. Në kamp janë ftuar hendbolliste të grupmoshës U16, që pak kohë […]

Kombëtarja U20 nisi përgatitjet, Kabashi vlerëson grupin

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka nisur të hënën përgatitjet për Evropianin e muajit të ardhshëm. Nën urdhrat e kryetrajnerit Taib Kabashi janë 20 hendbollistë. Kabashi ka vlerësuar fillimin e përgatitjeve, ndërsa pranon se grupi në Kampionatin Evropian është i fortë. Kosova U20 prej 16 deri më 24 korrik luan në Evropianin e Divizionit […]

Kapitenia Demaj: Nuk do të jetë lehtë, por shpresoj se ia dalim

Për ndeshjet me Ishujt Faroe është deklaruar edhe kapitenia e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj. Demaj për kohë të gjatë luan në Danimarkë, me shumë sukses, dhe i njeh zhvillimet rreth hendbollit në Ishujt Faroe. Kosova luan me Ishujt Faroe në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023. Ndeshjet luhen në nëntor. Ndeshja e kthimit […]

Më 1 korrik fillon afati kalimtar

Më 1 korrik fillon afati i rregullt kalimtar në hendbollin kosovar. Afati do të jetë i hapur deri më 15 korrik.Pritet një afat i pasur kalimtar, me lëvizje të shumta të lojtarëve. Tashmë klubet kanë njoftuar për lëvizje të bëra, ndërsa ato do t’i zyrtarizojnë gjatë afatit kalimtar. Kastrioti i Ferizajt ishte prej klubeve më […]

Selektori Shabani: Nëse jemi të kompletuar mund të kualifikohemi

Selektori i Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, ka analizuar shortin e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023. Kosova do të përballet me Ishujt Faroe gjatë muajit nëntor. Ndeshja e kthimit është në Kosovë dhe kjo vlerësohet se na favorizon. “Në bazë të rezultateve që i kishte me Danimarkën dhe Rumaninë, ekipi i Ishujve […]

Ishujt Faroe luajtën në fazën e dytë kualifikuese për Euro 2022

Kombëtaren e Kosovës në hendboll (femrat) nuk e pret punë e lehtë në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023. Kombëtarja e Ishujve Faroe, me të cilën përballet Kosova në nëntor, është në rritje e sipër. Së fundi kjo Kombëtare u paraqit në fazën e dytë kualifikuese për Euro 2022, nivel në të cilin nuk […]

Kosova luan me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) ka mësuar të mërkurën kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kosova do të përballet me Kombëtaren e Ishujve Faroe. Shorti është tërhequr të mërkurën paradite në Vjenë. Ndeshja e parë luhet më 2 apo 3 nëntor, ndërsa e kthimit më 5 apo 6 […]

Kosova më 29 qershor mëson kundërshtarin e kualifikimeve për Botëror

Në fillim të muajit nëntor, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luaj ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Shorti për fazën e parë kualifikuese do të tërhiqet të mërkurën, më 29 qershor, nga ora 11:00 në Vjenë. Në fazën e parë kualifikuese paraqiten 18 ekipe kombëtare […]

Publikohet lista e Kosovës U20

Të hënën më 27 qershor grumbullohet Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll. Kjo Kombëtare muajin tjetër do të garoi në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Bullgari.Kryetrajneri Taib Kabashi në përgatitje ka ftuar 21 lojtarë, ndërsa ndërkohë do të vendosë për ekipin final. Grumbullimi mbahet në Gjakovë, ndërsa për fillim të korrikut planifikohen edhe […]