Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pëzgjedhësi Qerimi paraqet gjendjen në Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot është kthyer në Prishtinë pas ndeshjes me Greqinë në udhëtim.Ndeshja e ardhshme e kualifikimeve për Botëror zhvillohet të mërkurën në Prishtinë. Kombëtarja jonë përballet me Turqinë (19.15). Për gjendjen në Kombëtare, pëzgjedhësi Bujar Qerimi ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të FHK-së.“Ndeshja me Turqinë është e rëndësishme, ashtu […]

Kosova sërish humb për një gol nga Greqia

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe një ndeshje të fortë me Greqinë. Të dielën pasdite në Heraklion, Kombëtarja jonë humbi me rezultatin 26:25. Me një gol epërsi, Kosova kishte humbur nga Greqia edhe në Prishtinë.Djemtë tanë nuk e hapën ndeshjen në mënyrën më të mirë. Gradualisht u kthyen, por edhe fundi i […]

Kosova humb ndeshjen dramatike ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje nga Greqia, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023. Të mërkurën mbrëma në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish, Kombëtarja jonë pësoi me rezultatin 21:20 Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në fund. Në sekondat e fundit lëshuam rast të mirë për të barazuar […]

Kosova e gatshme për ndeshjen e rëndësishme me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e gatshme për ndeshjen e rëndësishme me Greqinë. Kosova e Greqia takohen të mërkurën (sot) prej orës 19:15 në Prishtinë, në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023.Është ndeshja e parë mes Kosovës e Greqisë. Kombëtarja jonë ka pasur fazë të suksesshme përgatitore për këtë ndeshje vendimtare […]

Bordi i FHK-së mbanë mbledhjen e fundit për këtë vit, merren vendime të rëndësishme

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mërkurën e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit. Janë shqyrtuar tema të rëndësishme dhe aktuale për hendbollin tonë.Në mbledhje është vlerësuar se përkundër telasheve që i ka shkaktuar pandemia, viti 2021 ishte i suksesshëm për FHK-në. Janë vlerësuar sukseset […]

Anulohet miqësorja me Malin e Zi

Është anuluar miqësorja me Malin e Zi që është dashur të zhvillohet sonte nga ora 17.00 në Podgoricë.Kombëtarja jonë ka udhëtuar të shtunën për në Podgoricë dhe ishte e gatshme për ndeshje. Por te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me koronavirus dhe për këtë arsye është vendosur të anulohet takimi. Vendimi u mor […]

Përzgjedhësi Qerimi shpall listën për ndeshjet e janarit

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të mërkurën ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2023.Kosova më 5 janar luan në Prishtinë me Greqinë. Me Greqinë takohet edhe më 9 janar në Kretë. Ndeshja e radhës është Kosovë – Turqi, më 12 janar në Prishtinë, ndërsa cikli […]

Kombëtarja e Kosovës nuk ndalet, të dielën miqësorja me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk do të ndalet, në përpjekje për të qenë në formë sa më të mirë në ndeshjet kualifikuese të janarit. Pasi javën e kaluar i luajti dy miqësore me Kuvajtin, Kombëtarja jonë të dielën luan miqësore edhe me Malin e Zi, që tashmë ka nisur përgatitjet për paraqitje në Evropianin […]

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë me Kuvajtin

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore me Kuvajtin. Të dielën mbrëma në Podgoricë, Kosova fitoi me 25:22. Në fakt ndeshja u luajt deri në minutën e 55-të. Loja ishte më e ashpër se e para dhe në minutën e 55-të u lënduan dy lojtarë të Kuvajtit.Kjo bëri që […]

Fitore me shumë peshë ndaj Kuvajtit

Kombëtarja e Kosovës e ka fituar bindshëm miqësoren ndaj Kuvajtit. Të premten mbrëma në Podgoricë, Kombëtarja jonë fitoi me rezultatin 36:26. Djemtë tanë kanë dominuar që nga fillimi dhe fitorja nuk është vënë në dyshim për asnjë moment. Të kujtojmë që dy vjet më parë me Kuvajtin në Kosovë kishim një humbje e një barazim.Ndeshja […]