Vëllaznimi fiton titullin e kampionit në Ligën e Juniorëve

Vëllaznimi i Gjakovës është kampion i Kosovës në hendboll për grupmoshën e juniorëve. Në finale të Ligës së juniorëve, të dielën në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 42:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 25:10 për gjakovarët.Ermal Dukaj shënoi 12 gola për Vëllaznimin, Mali Luzha i shtoi 8 e Çlirim Rama 7 gola.Arianit […]
Zhegra e Vëllaznimi në finale të Ligës së juniorëve

Të shtunën në Gjakovë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së juniorëve. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Zhegra e Besa Famgas. Fitore me rezultatin e ngushtë, 19:17, shënoi skuadra e Zhegrës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 10:6 për zhegrasit që e mbajtën epërsinë deri në fund. Arianit Murseli udhëhoqi Zhegrën me 8 gola, […]
Aalborgu e Barça në finale të Ligës së Kampionëve

Të shtunën janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Final Four të Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Në “Lanxess Arena” në Koeln të Gjermanisë janë zhvilluar dy ndeshje me hendboll superior. Në gjysmëfinalen e parë Aalborgu danez e befasoi Paris Saint-Germainin duke e mposhtur me rezultat 35:33. Felxi Claar ishte më efikasi te Aalborgu me 9 gola. […]
Të shtunën gjysmëfinalet e Ligës së juniorëve

Pas përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit në Ligën e juniorëve, në fundjavë zhvillohet turneu përfundimtar. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të shtunën në Gjakovë. Nga ora 15:30 takohen Zhegra e Besa Famgas, ndërsa nga ora 17:30 është gjysmëfinalja e dytë në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës.Të dielën janë ndeshjet përmbyllëse. Prej orës 15:30 […]
FHK-ja merr mirënjohje për organizimin e turneut kualifikues

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. Javën e kaluar në Prishtinë u mbajt turneu i grupit A të fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 (femrat). Në Prishtinë qëndruan ekipet kombëtare të Portugalisë, Luksemburgut e Qipros. Organizimi i bërë nga FHK-ja është vlerësuar lartë nga ekipet […]
Arlinda në pritje të operimit, do të mungojë për kohë të gjatë

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e së enjtes së kaluar ndaj Qipros. Arlinda ishte e pandalshme në atë ndeshje duke shënuar shtatë gola nga shtatë tentime. U shpall më e mira në fitoren 30:21. Por në pjesën e dytë, 19-vjeçarja që bën karrierë në elitën e […]
Vëllaznimi fiton titullin e kampionit të pionieret

Me sukses të plotë ka përfunduar gara edhe në Ligën e Pioniereve. Për javë të tëra janë shfaqur ndeshje të mira dhe kanë dalë në skenë plot lojtare të reja, që janë e ardhmja e hendbollit kosovar. Në fundjavë në Ferizaj, janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale, ndeshja për vend të tretë dhe finalja.Kampion është shpallur Vëllaznimi […]
Kombëtarja humb ndeshjen vendimtare me Portugalinë

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për Euro 2022. Të shtunën në Prishtinë, Kombëtarja jonë humbi nga Portugalia me rezultat 30:17. Kosova filloi ndeshjen mirë, por shpejtë u shfaqën gabime teknike që u shfrytëzuan nga portugezet. Me këtë fitore Portugalia avancon në raundin e dytë të kualifikimeve […]
Kryeministri Kurti bashkohet në festën e hendbollisteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani. Kryeministri Kurti ka përkrahur fuqishëm ekipin kombëtar në fitoren e madhe ndaj Luksemburgut. Në pushim midis pjesëlojëve ai ka zhvilluar bisedë të gjatë e shumë miqësore me hendbollistet […]
Fitore me shumë peshë ndaj Luksemburgut

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Luksemburgun. Ndeshja e së premtes e luajtur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, i takoi Kosovës me rezultat 33:27. Vajzat tona meritojnë falënderime dhe vlerësime për angazhimin e pashoq gjatë 60 minutave lojë. Ndonëse luajtën vetëm […]