Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të premten derbi vushtrrias, të shtunën derbi i javës

Të premten (nesër) do të takohen dy skuadrat nga Vushtrria, me të cilën ndeshje edhe fillon java e 17-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Vushtrria e Samadrexha luajnë prej orës 19:30 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Vushtrria është e gjashta me 11 pikë, derisa Samadrexha është e fundit me vetëm dy […]

Cula në seminarin e rëndësishëm për RINCK Konventën

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës (SHTHK), Leonard Cula ka marrë pjesë në seminarin e rëndësishëm të Federatës Evropiane të Hendbollit. Seminari është mbajtur të mërkurën dhe të enjten në Vjenë të Austrisë, ndërsa në të morën pjesë përfaqësues të shteteve që kanë nënshkruar RINCK Konventën. Kjo Konventë ka të bëjë me […]

Kombëtaret që duhet të kalojë Kosova për të siguruar paraqitjen në botëror

Kombëtares U-21 të Kosovës në hendboll (meshkujt) të hënën i është hapur rruga për sukses historik, përkatësisht për të siguruar paraqitjen në kampionatin botëror që prej 16 deri më 28 korrik mbahet në Spanjë. Në takimin që drejtuesit e Federatës tonë (presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral Izet Gjinovci) e kishin me presidentin e IHF-së, […]

Sukses i jashtëzakonshëm i FHK-së, IHF Trophy Intercontinental organizohet në Kosovë

Nga një takim që drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) e patën të hënën me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa, kanë dalë vendime shumë të rëndësishme për hendbollin kosovar në përgjithësi. Kështu Federata jonë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm duke marrë të drejtën e organizimit të garës prestigjioze IHF […]

Prishtinës i takon ndeshja e fundit e javës

Prishtina ka fituar ndaj Vushtrrisë në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të të Superligës për hendbollistë. Të dielen, Prishtina fitoi me 10 gola dallim, 37:27. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:12 në të mirë të skuadrës prishtinase. O. Beshiri e B. Abazi ishin më efikasët në fitoren e Prishtinës, duke shënuar nga tetë gola. […]

Spektakli në Ferizaj i takon Kastriotit

Kastrioti e ka fituar derbin e xhiros së 16-të dhe të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti kampionin aktual, Besa Famgas me rezultat 20:17. Ndeshja e ka arsyetuar epitetin e derbit të madh. Në një atmosferë të mirë sportive, para […]

Edhe një fitore për Trepçën

Skuadra mitrovicase Trepça ka vazhduar me fitore në pjesën e dytë të kampionatit, pas riorganizimit që ka bërë muajin e kaluar. Trepça të premten fitoi dy pikë të rëndësishme duke e mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me rezultat 29:23. Trepça në javën e kaluar fitoi ndaj Drenicës në Drenas, kurse është […]

Xhiroja fillon të premten, superderbi të shtunën

Me ndeshjen Trepça – Vëllaznimi fillon xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Kjo ndeshje e rivalëve të vjetër luhet të premten (nesër) nga ora 18:30 në Mitrovicë. Të dy skuadrat kanë fituar para një jave kurse tashmë janë në mesin e tabelës. Vëllaznimi është në vend të pestë me 12 pikë derisa […]

Kosova e 28-ta në ranglistën evropiane për kombëtaret e femrave

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) renditet në vendin e 28-të në ranglistën evropiane. Është kjo një pozitë e mirë e Kosovës që kështu lë pas vetes plot 21 kombëtare tjera evropiane.Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka publikuar këtë javë rangimin e kombëtareve të femrave, në prag të kualifikimeve për “Euro 2020”. Kjo ranglistë është […]

Qerimi te skuadra ku Shabani ka lënë gjurmë

Hendbollisti i njohur, Arbër Qerimi ka kaluar te skuadra e njohur nga Luksemburgu, HC Berchem. Qerimi është 28-vjeçar dhe luan në rolin e qendrës. Ai luan rregullisht për Belgjikën dhe është prej më të mirëve në këtë kombëtare. Qerimi në pjesën e dytë të vitit të kaluar luajti me Zagrebin, skuadrën e njohur kroate me […]