Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Orari i kontrolleve mjekësore para fillimit të edicionit pranveror 2018/19

Federata e Hendbollit e Kosovës ne bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë Sportive ka përgatitur orarin e kontrolleve mjekësore për te gjitha klubet  e Superligës së meshkujve dhe femrave, te cilat janë obliguar të përfundojnë kontrollet sistematike në Qendrën e Mjekësisë Sportive në Prishtinë duke u mbështetur në nenin 8.3 të Propozicioneve të garave. Obligohen klubet […]

Kapitenja e Kosovës, Leonora Demaj, po shkëlqen në Danimarkë

Në Danimarkë, vendin që të dielen u shpall kampion i botës në hendboll, po shkëlqen kapitenja e kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj. Ajo po e udhëheq skuadrën Sonderjyske drejt elitës së hendbollit danez. Danimarka e ka shumë të zhvilluar hendbollin e femrave, njëjtë si atë të meshkujve, dhe ka njërën prej ligave më të forta […]

Danimarka kampion i botës për herë të parë

Danimarka e ka fituar titullin e kampionit të botës në hendboll. Në finalen e zhvilluar të dielen në Herning të Danimarkës, danezët fituan ndaj Norvegjisë me rezultat 31:22. Ndeshjen finale e përcjellën 15,003 shikues. Për Danimarkën ky është titulli i parë i botës. Në të kaluarën i kishte humbur tri finale, por të dielen Danimarka […]

Më 2 shkurt vazhdon shkollimi për trajnerë

Shkollimi për trajnerë të hendbollit vazhdon të shtunën e të dielen e ardhshme, më 2 e 3 shkurt. Në Gjakovë do të mbahet pjesë e dytë e Modulit III, ka njoftuar Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës. Gjatë dy ditëve trajnerët që po e ndjekin shkollimin, do të kenë program të ngjeshur me shumë […]

Danimarka e Norvegjia në finale të botërorit

Përballje skandinave do të jetë finalja e kampionatit botëror për hendbollistë. Të premten në Hamburg të Gjermanisë janë luajtur dy gjysmëfinalet, ndërsa në finale kanë kaluar Danimarka e Norvegjia. Ndeshja finale luhet të dielen prej orës 17:30 në Herning të Danimarkës. Në gjysmëfinalen e parë, Danimarka e mposhti Francën me rezultat bindës, 38:30. Pas pjesës […]

RTK transmeton ndeshjet përfundimtare të botërorit

RTK 1 do të transmetojë direkt ndeshjet përfundimtare të kampionatit botëror për hendbollistë. Të premten (sot) në programin e parë të televizionit publik do të transmetohen ndeshjet gjysmëfinale të botërorit të 26-të që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Prej orës 17:30 është gjysmëfinalja e parë në mes të Danimarkës e Francës, ndërsa nga ora […]

Danimarka – Franca e Gjermania – Norvegjia janë gjysmëfinalet e botërorit

Kampionati botëror për hendbollistë është në fazën përfundimtare. Të premten (nesër) luhen ndeshjet gjysmëfinale. Gjysmëfinalet zhvillohen në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa ashtu si pritej në to do të paraqiten katër kombëtare evropiane. Kështu prej orës 17:30 luhet gjysmfinalja e parë në mes të Danimarkës e Francës, ndërsa në ora 20:30 takohen Gjermania e Norvegjia. Finalja […]

Mbyllet afati kalimtar dimëror

Të martën ka përfunduar afati kalimtar dimëror në hendbollin kosovar. Janë paraqitur kërkesa të konsiderueshme për ndërrim të skuadrave. Në konkurrencë të hendbollistëve janë bërë 21 kërkesa, kurse te hendbollistet janë bërë 16 kërkesa. Gjithsej katër kërkesa janë për regjistrim të dyfishtë, një te meshkujt e dy te femrat. Aktive ishin skuadrat lidere në Superligën […]

U mbajt mbledhja komemorative për ikonën e hendbollit ferizajas, Skender Sahiti

Paraditen e sotme, në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, në organizimin e Klubit të Hendbollit “Kastrioti” meshkujt dhe mbështetjen e Komunës së Ferizajt, u mbajt mbledhje komemorative në përkujtim të jetës, kontributit dhe veprës së ikonës së hendbollit ferizajas, Skender Sahiti, i cili dje në moshën 63 vjeçare ndërroi jetë. Në fjalën e […]

Mbledhje komemorative për legjendën Skender Sahiti

Sot në ora 10:30 në sallën e Kuvendit të Ferizajt mbahet mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së legjendës së hendbollit ferizajas dhe kosovarë Skender Sahiti – Kena, nën patronatin e Klubit te Hendbollit Kastrioti. Kurse varrimi i të ndierit bëhet në ora 13:00 ne varrezat e fshatit Papaz afër Ferizajt.