Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Muhaxheri shpall listën e 20-vjeçarëve

Kryetrajneri i kombëtares U-20 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri të hënën ka bërë publike listën me emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për sfidat e rëndësishme të kësaj vere. Kombëtarja U-20 në muajin korrik në Podgoricë të Malit të Zi paraqitet në “2018 Men’s European Championship 20”. Është në grup të fortë me […]

Zhegra feston titullin te pionierët

Zhegra ka dëshmuar se ka të ardhme në hendboll. Zhegra, që po shëndrrohet në qendër të sportit të hendbollit, të dielen ka festuar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll për grupmoshën e pionierëve. Garat përfundimtare për pionier janë zhvilluar në Prishtinë, ndërsa në finale zhegrasit e rinjë fituan ndaj Prishtinës. 24:11 ishte rezultati i […]

Samadrexha kampione e Kosovës për pioniere

Samadrexha është kampione e Kosovës në hendboll për grupmoshën e pioniereve. Në finale të garave shtesë, Samadrexha e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 24:10. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:3 në të mirë të vajzava nga Samadrexha e Vushtrrisë, që gjithnjë ka qenë trevë e hendbollit. Garat shtesë për pioniere janë luajtur të […]

FHK-ja shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të legjendës Fadil Vokrri

Presidenti Eugen Saraçini në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe komunitetit të hendbollit shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta për vdekjen e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës së futbollit dhe sportit shqiptar në përgjithësi, Fadil Vokrri. Lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit na ka shokuar të gjithëve dhe […]

Ambasadori i Hungarisë viziton FHK-në

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz të enjten ka qëndruar për vizitë në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ambasadori Markusz është pritur në një takim të ngrohtë nga presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini. Vizita e Ambasadorit Markusz kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit me FHK-në që edhe deri më tani […]

EHF-ja dënon Federatën serbe për turneun e 20-vjeçareve

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF), përkatësisht Gjykata e hendbollit e EHF-së ka marrë të martën vendimin për turneun kualifikues të përfaqësueseve U-20 të hendbollisteve që është dashur të mbahet në Serbi në muajin mars, por që u anulua pasi shteti serb mori vendim diskriminues duke mos lejuar hendbollistet e Kosovës të luajnë në Serbi. Në Kovilovo, në […]

Rugova vlerëson ngritjen e kombëtares

Në ndeshjet e fundit të kombëtares së Kosovës, Albina Rugova ishte prej hendbollisteve kryesore. Kapitenja e Istogut ka bërë paraqitje dinjitoze në pozitën e alos dhe ka dëshmuar që edhe lojtaret e kampionatit vendorë mund të japin kontribut të madh për kombëtaren tonë. Në ndeshjen ndaj Holandës, Rugova shënoi katër gola. Katër gola i realizoi […]

Bajçinca delegate në ndeshjen mes Malit të Zi e Italisë

Delegatja nga Kosova, Shqipe Bajçinca –Brestovci ishte delegate e EHF-se për ndeshjen në mes të Malit të Zi dhe Italisë që i takoi fazës së dytë kualifikuese për evropianin e këtij viti për hendbolliste. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën në Podgoricë para 1350 shikuesve. Fitore shënoi Mali i Zi me rezultat 28:22. Profesoresha Bajçinca […]

Kombëtarja mbyll eliminatoret për “Euro 2018”

Të shtunën i ka ardhur fundi ndeshjeve të kombëtares së Kosovës në kualifikimet për evropianin e vitit 2018 për hendbolliste. Në ndeshjen e fundit hendbollistet tona u takuan me Holandën në Almere të Holandës. Ashtu si pritej, fitorja i takoi Holandës, që është superfuqi e hendbollit evropian e botëror dhe ka në formacion disa prej […]

Kombëtarja stërvitet në Holandë, e gatshme për ndeshje

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Almere të Holandës, ku të shtunën (nesër) e luan ndeshjen e fundit të fazës së dytë kualifikuese për Evropian. Hendbollistet e Kosovës nga ora 15:00 në palestrën “Topsportcentrum” luajnë ndaj Holandës, njërës prej kombëtareve më të mira në botë. Kombëtarja të premten pasdite ka […]