Sot gjysmëfinalja e dytë mes Dritës e Besës

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit mes Dritës e skuadrës pejane Besa FamGas zhvillohet të martën (sot). Në ndeshjen e dytë vendase është Drita. Takimi zhvillohet në palestrën në Gjilan nga ora 19:00. Kampionia në fuqi e Kosovës në hendboll për meshkuj Besa FamGas është në prag të kalimit në finale të plejofit. Ndeshjen e […]
Vushtrria mposht Istogun, kampioni caktohet në javën e fundit

Vushtrria e ka fituar derbin e javës së 19-të të Superligës A në hendboll për femra. Të dielen pasdite në Deçan, Vushtrria fitoi ndaj Istogut me rezultat 36:32. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:13 në të mirë të mysafireve nga Vushtrria. Me këtë fitore Vushtrria është shkëputur sërish në vendin e parë me 33 […]
Besa e Prishtina fitojnë ndeshjet e para

Besa FamGas e Prishtina kanë bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në kampionatin e Kosovës në hendboll. Në ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit të Superligës së meshkujve, Besa të shtunën fitoi ndaj Dritës, ndërsa Prishtina ndaj Kastriotit. Besës e Prishtinës në ndeshjet e dyta, që i luajnë si mysafir, iu mjaftojnë barazimet […]
Sot Shqiponja e pret Prishtinën

Me ndeshjen mes Shqiponjës dhe Prishtinës fillon java e 19-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për femra. Kjo ndeshje luhet në Gjakovë të premten (sot) prej orës 18:00. Është kjo java e parafundit e kampionatit. Shqiponja është e dyta në tabelë me 29 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 19 pikë. Në vend […]
Përfundon stinori i rregullt, në fundjavë nis plejofi

Me ndeshjen mes Prishtinës e Dritës ka përfunduar stinori i rregullt në kampionatin e Kosovës në hendboll për meshkuj, përkatësisht në Superligën A. Kjo ndeshje është luajtur të enjten mbrëma dhe u fitua nga Prishtina me rezultat 33:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:13 në të mirë të Dritës, por në të dytën prishtinasit […]
Sot Vëllaznimi pret Kastriotin, ndërsa nesër luajnë Prishtina e Drita

Vëllaznimi e Kastrioti përballen të mërkurën (sot) prej orës 18:00 në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës A të Kosovës në hendboll për meshkuj. Me këtë xhiro përfundojnë garat e stinorit të rregullt në kampionatin e Kosovës për hendbollistë. Ndeshja në mes Vëllaznimit e Kastriotit luhet në Gjakovë. Vëllaznimi është i pesti me 21 […]
Besa fiton Kupën, vazhdon dominimin

Besa FamGas e ka fituar trofeun e parë për edicionin 2017\18. Të dielen mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 31:29 në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. 18:16 ishte rezultati pas pjesës së parë ndërsa hendbollistët e klubit pejan epërsinë prej dy golave e mbajtën […]
Istogu shkruan historinë, fiton Kupën e Kosovës

Istogu ka shkruar të dielen kapitullin më të suksesshëm në historinë e deritashme. Skuadra istogase e hendbollisteve për herë të parë ishte në një finale dhe ia doli të fitoi Kupën e Kosovës. Në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës të luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me […]
Samadrexha mbetet në Superligë

Hendbollistët e Samadrexhës edhe në edicionin e ardhshëm do të garojnë në Superligën e Kosovës në hendboll. Samadrexha kampionatin e përfundoi në pozitën e parafundit (9) në Superligë dhe për të ruajtur statusin e anëtares së ligës elitare, është dashur të fitojë ndeshjen e plejautit. Këtë e bëri të dielen në mesditë në palestrën “Karagaçi” […]
Besa fiton titullin te juniorët, hendbolli pejan me të ardhme të sigurtë

Besa FamGas ka dominuar hendbollin në vend në vitet e fundit. Edhe sivjet është në finale të Kupës dhe do të fillojë nga pozita e parë plejofin. Por hendbollin pejan e presin ditë të ndritura edhe në të ardhmen. Skuadra nga Peja, Besa FamGas, pasi ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në grupmoshën e […]