Në “Karagaçi” luhen finalet e Kupës

E diela do të jetë ditë e hendbollit. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë nesër do të luhen ndeshjet finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Nga ora 17:00 zhvillohet finalja në konkurrencë të femrave, ndërsa takohen Kastrioti e Istogu. Në gjysmëfinalet e luajtura të premten po në Pejë, Kastrioti fitoi ndaj Shqiponjës me […]
Finale e pritur te hendbollistët

Ashtu si pritej, Besa FamGas e Prishtina janë kualifikuar për finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në ndeshjet gjysmëfinale, të premtën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Prishtina fitoi ndaj Trepçës kurse Besa FamGas e mposhti Kastriotin. Finalja mes Besës e Prishtinës luhet të dielen nga ora 19:15 poashtu në Pejë. Prishtina, […]
Istogu në finale te hendbollistet

Istogu është kualifikuar në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll për femra. Në finale Istogu pritet të takohet me Kastriotin e Ferizajt. Në ndeshjet gjysmëfinale që u luajtën të premten në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Kastrioti e mposhti Shqiponjën, ndërsa Istogu fitoi ndaj Vushtrrisë. Të dy ndeshjet gjysmëfinale ishin të forta dhe […]
Garë e fortë për Kupën e Republikës

Katër skuadra me nam do të paraqiten në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshjet gjysmëfinale luhen të premten (nesër) në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Prishtina – Trepça është gjysmëfinalja e parë, që nis në ora 16:00. Prishtina po vazhdon garat në Superligën A, kurse mbanë vendin e dytë me […]
Gjysmëfinale interesante te hendbollistet

Të premten (nesër) luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Ndeshjet do të luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ndërsa takimi i parë është ai mes hendbollisteve të Shqiponjës dhe atyre të Kastriotit. Kjo ndeshje fillon në ora 14:00. Shqiponja është në garë për titull në kampionit të Kosovës, ndërsa aktualisht […]
Trajneri Kqiku me sukses të madh në Gjermani

Anëtari i shtabit teknik të kombëtares A të Kosovës në hendboll (meshkujt), Fadil Kqiku ka arritur një sukses të madh me ekipin e tij në Gjermani. Trajneri Kqiku së fundi me skuadrën Wuerm-Mitte ka fituar titullin e kampionit dhe është futur në Ligë të Parë të Bayernit, përkatësisht në Bayernliga. “Prej xhiros së dytë kemi […]
Prishtina fiton derbin në Ferizaj

Skuadrat mysafire kanë shënuar fitore në ndeshjet e javës së 27-të të Superligës A për meshkuj, që u luajtën të shtunën. Derbin e xhiros mes Kastriotit dhe Prishtinës e fitoi skuadra nga kryeqyteti me rezultat 33:31. Pas pjesës së parë epërsia në të mirë të Prishtinës ishte pesë gola, 19:14. Besa FamGas fitoi bindshëm ndaj […]
Fitore për Vushtrrinë e Shqiponjën

Vushtrra e Shqiponja kanë vazhduar me fitore në Superligën A për hendbolliste. Në kuadër të javës së 18-të kampionale, Vushtrria të shtunën fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 22:16. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 11:7 në të mirë të vushtrriaseve. Po të shtunën, Shqiponja fitoi në Gjakovë ndaj Istogut me rezultat 31:25. Pas […]
Ndeshje të rëndësishme te hendbollistet

Në fundjavë luhen ndeshjet e javës së 18-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për femra. Bëhet fjalë për ndeshje të rëndësishme me ndikim në garën për titull. Të dy ndeshjet janë të shtunën (nesër). Nga ora 16:00 Prishtina e pret Vushtrrinë, kurse prej orës 15:00 në Gjakovë takohen Shqiponja e Istogu. Vushtrria në […]
Në Prizren së shpejti nis Akademia e hendbollit

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, të enjten janë pritur në një takim të ngrohtë nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Në takim është folur për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturën për klubet e hendbollit Prizreni për meshkuj e femra dhe për klubin CLICK […]