Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndërron jetë Bedri Paci

Të mërkurën ka ndërruar jetë Bedri Paci, ish-fizioterapeut i Kombëtares së Kosovës në hendboll. Paci është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Varrimi i të ndjerit është bërë të enjten në varrezat e Fushë Kosovës. Bedri Paci ishte fizioterapeut I Kombëtares A të Kosovës në hendboll (meshkujt) gjatë kampionatit të IHF-së për vendet me hendboll […]

Fitore Aliu ia siguron suksesin historik skuadrës gjermane

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës po vazhdojnë të jenë vendimtare për skuadrat e tyre. Është Fitore Aliu që në fundjavë ka shënuar gol vendimtar për skuadrën e saj, SG Steinbach/Kappelwindeck. Falë golit të Fitores kjo skuadër i është afruar suksesit më të madh që prej themelimit. Është fare pranë inkuadrimit në Bundesliga 3, nivel në […]

Fitore për Besën, Prishtinën e Dritën

Besa FamGas e Prishtina kanë shënuar fitore të reja në Superligën A të Kosovës në hendboll për meshkuj. Ndeshjet e javës së 26-të janë luajtur prej të premtes deri të dielen. Të premten ishte përballja gjilanase mes Zhegrës e Dritës. Fitore shënoi Drita me rezultat 39:30. Drita është e katërta me 28 pikë, kurse Zhegra […]

Barazim në derbi, Istogu mposht Prishtinën

Nuk ka dhënë fitues derbi i javës së 17-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për femra. Ndeshja mes Shqiponjës e Vushtrrisë u mbyll me rezultatin 26:26. Kjo ndeshje u luajt të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Pas pjesës së parë vendaset ishin në epërsi me një gol, 14:13, por në fund […]

Derbi i hendbollisteve luhet në Gjakovë

Shqiponja e pret Vushtrrinë në kryendeshjen e xhiros së 17-të të Superligës A të Kosovës për hendbolliste. Kjo ndeshje, që është me shumë peshë në garën për titull, luhet të shtunën (nesër) prej orës 16:00 në palestrën në Gjakovë. Vushtrria është e para në tabelë me 28 pikë nga 16 ndeshje, derisa Shqiponja i ka […]

Sot përballja gjilanase, nesër derbi mes Besës e Kastriotit

Me ndeshjen mes Zhegrës e Dritës fillon java e 26-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për meshkuj. Ndeshja Zhegra – Drita luhet të premten (sot) prej orës 19:00 në palestrën në Gjilan. Zhegra është e pesta me 19 pikë, kurse Drita e katërta me 26 pikë. Java e 26-të vazhdon të shtunën (nesër) […]

Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës

Të martën është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Në garë për Kupën e Republikës së Kosovës janë katër skuadra cilësore te meshkujt dhe poashtu te femrat. Priten ndeshje interesante, me rivalitet dhe me hendboll cilësor. Te meshkujt në gjysmëfinalen e parë takohen Kastrioti i Ferizajt, që në pranverë po […]

Jep dorëheqje anëtari i Bordit të FHK -së Gëzim Kokollari

Anëtari i deritashëm i Bordit të FHK-së Gëzim Kokollari me një shkresë zyrtare sot paraqiti dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Bordit, post ky të cilin e ushtroi më shumë se tri vite, duke kontribuar në sukseset e saj. “I nderuari President Saraçini, Të nderuar anëtar të Bordit të FHK-së, Me keqardhje ju […]

Çifti Vitaku drejton ndeshje para 4200 shikuesve

Plot 4215 shikues ishin të shtunën mbrëma në palestrën në Craiova të Rumanisë, në ndeshjen e hendbollisteve mes SCM Craiova dhe Kastamonu Belediyesi GSK të Turqisë. Ndeshjen e luajtur në një ambient të rrallë sportiv, me shumë sukses e drejtuan gjyqtarët e hendbollit nga Kosova, Erdoan e Arsim Vitaku. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme […]