Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria fiton ndaj Istogut dhe mban vendin e parë

Vushtrria ka vazhduar me fitore në Superligën A në konkurrencën e femrave. Të shtunën mbrëma para shikuesve të vet, Vushtrria fitoi ndaj Istogut me rezultat 26:22. Pjesën e parë e fituan istogaset me rezultat 13:12, por në të dytën Vushtrria përmbysi rezultatin dhe arriti te fitorja. D. Rrahmani me tetë gola ishte më efikasja te […]

Besa fiton derbin dhe shkëputet në krye

Besa FamGas ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar duke e fituar derbin e madh ndaj Prishtinës me shtatë gola dallim, 31:24. Ishte kjo kryendeshja e javës së 25-të të Superligës A që u luajt të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Me fitore Besa thuajse e ka të sigurtë pozitën e parë për […]

Kosova U19 humb gjysmëfinalen

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka dëshpëruar në gjysmëfinale të garës IHF Trophy Intercontinental. Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kombëtarja jonë pësoi thellë nga Taipei Kinez me rezultat 35:26. Kështu Kosova U19 të dielen (nesër) do të luajë për vend të tretë. Ka pasur shumë lëshime në paraqitjen e […]

Të shtunën derbi për pozitën e parë

Prishtina e Besa FamGas do të takohen të shtunën (nesër) prej orës 19:00 për të përcaktuar se cila prej këtyre dy skuadrave do të startojë nga pozita e parë në plejofin e kampionatit të Kosovës në hendboll për meshkuj. Ndeshja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Është kjo ndeshje e javës së […]

Përzgjedhësi Ramadani i gëzohet përballjeve me Gjermaninë

Në foto shihet përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani bashkë me trajnerët dhe disa lojtarë.

Kampioni i Evropës nga viti 2016 në hendboll, Gjermania, do të jetë rival i Kosovës në eliminatoret për “Euro 2020”. Shorti për këto eliminatore është tërhequr të enjten në Trondheim të Norvegjisë, ndërsa Kosova është në grupin e parë së bashku me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin. “Euro 2020” do të jetë evropiani i parë me […]

Besa e Prishtina fitojnë para derbit të madh

Besa FamGas dhe Prishtina kanë shënuar fitore të pritura në kuadër të javës së 24-t të Superligës A të Kosovës në hendboll. Besa FamGas të mërkurën fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 47:18. Kjo ndeshje u luajt në Gjakovë. Të njëjtën ditë në Gjilan, Prishtina fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 38:27. Besa është e para me […]

Kosova në grup me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të luajë në grupin e parë të eliminatoreve për Euro 2020, që nisin në tetor. Kosova është në një grup me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin. Shorti për kualifikimet për evropianin e ardhshëm për hendbollistë është tërhequr të enjten mbrëma në Trondheim të Norvegjisë. Evropiani mbahet për herë të parë […]

Kosova nesër mëson kundërshtarët e kualifkimeve për “Euro 2020”

Shorti i kualifikimeve për kampionatin e ardhshëm evropian të hendbollit për meshkuj do të hedhet të enjten (nesër) në Trondheim të Norvegjisë, nga ora 19:00. Në short është edhe Kosova, që bënë pjesë në vazon e katërt, së bashku me Finlandën, Belgjikën, Estoninë, Greqinë, Rumaninë, Italinë dhe Ishujt Faroe. Në vazon e tretë janë Letonia, […]

Të mërkurën dy ndeshje të javës së 24-të

Java e 24-t në Superligën A të Kosovës në hendboll për meshkuj zhvillohet të mërkurën e të enjten. Kampioni dhe lideri i tabelës, Besa FamGas luan ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, të mërkurën (nesër) nga ora 19:00. Në termin të njëjtë në Gjilan zhvillohet ndeshja mes Zhegrës e Prishtinës.Të enjten prej orës 18:30 në Gjilan takohen […]

Shoqata e trajnerëve mbajti Kuvendin zgjedhor

Të hënën (sot) në Shtëpinë   e Sporteve në Prishtinë, Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhor. Në Kuvend u miratua Raporti i punës dhe raporti financiar për periudhën qershor 2016 – prill 2018. Gjithashtu u miratua rregullorja e kategorizimit te trajnerëve, e cila është harmonizuar me shkollimin e Federatës Evropiane, RINCK CONVETA, që […]