Shqiponja mposht Istogun dhe del në vend të dytë

Shqiponja e Gjakovës ka fituar si mysafir ndaj Istogut për t’i ndërruar me këtë skuadër vendet në tabelë. Tani Shqiponja është e dyta në Superligën A të femrave me 24 pikë, kurse Istogu ka rënë në pozitën e tretë me 23 pikë. Udhëheq Vushtrria me 26 pikë, ndërsa Prishtina është e katërta me 19 pikë. […]
Vushtrria nis Superligën A me fitore bindëse

Superliga A e Kosovës në hendboll për femra ka nisur me fitore bindëse të skuadrës së Vushtrrsë. Në kuadër të javës së 15-të kampionale, Vushtrria të shtunën mbrëma para shikuesve të vet fitoi ndaj Prishtinës me dhjetë gola dallim, 23:13. K. Paci me tetë gola udhëhoqi Vushtrrinë. Vushtrria me fitore përforcohet në pozitën e parë […]
Fitore të thella për Besën, Prishtinën e Kastriotin

Besa FamGas e Prishtina kanë vazhduar me fitore në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 23-të, Besa e Prishtina luajtën si mysafir në Gjilan, të shtunën. Besa fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 35:18, kurse Prishtina e mposhti Dritën me rezultat 43:30. Besa është e para me 44 pikë, ndërsa Prishtina […]
Trajnerët të hënën mbajnë Kuvendin zgjedhor

Të hënën prej orës 11:00 në sallën e konferencave në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, do të mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës. Të drejtë pjesëmarrje në Kuvendin zgjedhor kanë nga tre delegatë të autorizuar të klubeve të Superligës së meshkujve, nga dy të Superligës së femrave dhe […]
21 plus vazhdon te sjell ndeshjet e championsit

Në kuadër të Champion Leauge të Femrave në Hendboll sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të cilat do të transmetohen në RTV 21 plus. Sonte do të përballet FC Midtjylland me HC Vardar. Ndeshja do të fillojë në ora 19:00. Ndërsa nesër do të luhen dy ndeshje, në ora 17:00 do të përballen […]
Ndeshja në Vushtrri hap xhiron te meshkujt

Me ndeshjen mes Samadrexhës dhe Vushtrrisë fillon xhiroja e ardhshme e kampionatit të Kosovës në hendboll për meshkuj. Kjo ndeshje luhet në palestrën në Vushtrri, të premten (sonte) prej orës 19:00. Samadrexha e pret Vushtrrinë në takimin e javës së 22-të të Superligës B. Samadrexha është e parafundit (9) me tetë pikë derisa Vushtrria i […]
Nis Superliga A te femrat

Gara e fortë për titull në Superligën e Kosovës në hendboll për femra po futet në fazën finale. Pas 14 xhirove të stinorit të rregullt, Superliga e femrave ndahet në Superligën A dhe në Superligën B. Në Superligën A katër skuadrat e para luftojnë për titull ndërsa në Superligën B luajnë katër skuadrat e pjesës […]
Shqiponja fiton titullin te kadetet

Krahas garave të senioreve, Federata e Hendbollit të Kosovës organizon garat edhe për grupmoshat e reja. Për grupmoshën e kadeteve, garat për edicionin 2017/18 kanë përfunduar. Te kadetet, kampionati përfundoi këtë fundjavë. Kampione u shpall Shqiponja që në 14 ndeshje mblodhi 26 pikë. Në vendin e dytë mbeti Prishtina me 22 pikë, sa i ka […]
Besa fiton titullin te kadetët

Krahas garave të seniorëve, Federata e Hendbollit të Kosovës organizon garat edhe për grupmoshat e reja. Për grupmoshën e kadetëve, garat për edicionin 2017/18 kanë përfunduar. Te kadetët, titullin e ka fituar Besa FamGas që në 18 ndeshje ka mbledhur plot 34 pikë. Besa ka regjistruar 17 fitore, kurse ka pësuar vetëm një humbje. E […]
Besa fiton thellë, Vëllaznimi mposht Zhegrën

Besa FamGas ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës A. Besa të dielen në Pejë fitoi ndaj Dritës së Gjilanit me 30 gola dallim, 48:18. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 25:12. Kampionia aktuale Besa mbetet e para me 42 pikë, dy më shumë se Prishtina […]