Fitore minimale e Prishtinës

Prishtina ka shënuar fitore me vetëm një gol dallim ndaj Kastriotit, në derbin e javës së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll për meshkuj. Prishtina të shtunën në kryeqytet fitoi ndaj ferizajasve me rezultat 26:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:14 dhe epërsia prej një goli ishte edhe në fund të ndeshjes. […]
Barazim në derbin e femrave

Derbi i javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll për femra mes Prishtinës e Vushtrrisë nuk ka dhënë fitues. 22:22 ishte rezultati i kësaj ndeshje që u luajt të shtunën në Prishtinë. Vushtrria me pikën e fituar ka mbajtur vendin e parë, por tani ka vetëm një pikë më shumë se Istogu i […]
Java nis me ndeshjen Prishtina – Kastrioti

Prishtina e Kastrioti luajnë në mes vete në takimin më interesant të javës së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Ky takim luhet të shtunën (nesër) nga ora 14:00 në Prishtinë. Prishtina është e dyta me 38 pikë, kurse Kastrioti i treti me 24 pikë. Dy ndeshjet tjera të Superligës A luhen […]
Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste

Besa FamGas, Prishtina, Kastrioti e Trepça janë skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në gjysmëfinale te femrat do të luajnë Istogu, Kastrioti, Shqiponja e Vushtrria. Shtatë prej tetë ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës janë luajtur të mërkurën. Vetëm ndeshja mes Vushtrrisë dhe Besës është luajtur të martën, ndërsa pejanët fituan me […]
Besa kalon në gjysmëfinale

Ashtu si pritej, Besa FamGas është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Hendbollistët e klubit pejan të martën fituan ndaj Vushtrrisë si mysafir me rezultat 36:22. Ishte kjo ndeshja e parë çerekfinale e Kupës. Ndeshjet tjera çerekfinale në të dy konkurrencat luhen të mërkurën e të enjten. Besa e fitoi me 17:11 […]
Hashani në Turqi, Bajçinca në Mal të Zi

Federata e Hendbollit të Kosovës vazhdon të jetë prezente nëpër gara ndërkombëtare edhe përmes delegatëve të saj. Në fundjavën që shkoi Fahredin Hashani e Shqipe Bajçinca ishin të deleguar nga EHF-ja për ndeshje të saj. Hashani ishte delegate i EHF-së në ndeshjen e përfaqësueseve seniore të Turqisë dhe Lituanisë (femrat) që u luajt në Aksaray […]
Ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës

Prej të martës deri të enjten luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat. Do të ketë shumë ndeshje interesante dhe pritet të ketë rivalitet dhe hendboll cilësor. Në çerekfinale luhet vetëm nga një ndeshje. Ndeshja e parë është ajo te meshkujt në mes Vushtrrisë dhe Besa FamGas, që luhet […]
Ministri Gashi: Tash e tutje financimi nga MKRS në bazë të meritave dhe rezultateve

Pas miratimit të akteve normative, të cilat rregullojnë procedurat dhe mënyrën e financimit të federatave sportive në vendin tonë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK). Përmes nënshkrimit të memorandumeve përcaktohet financimi […]
Trepça fiton ndeshjen e fundit të javës

Trepçës i ka takuar ndeshja e fundit e javës në Superligën e Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 20-të në Superligën B, Trepça të dielen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:29. Trepça është e para në Superligën B me 19 pikë, gjashtë më shumë se Vushtrria që është […]
Kosova pëson humbje në Minsk

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll për femra ka pësuar humbje të thellë nga Bjellorusia. Ndeshja e luajtur të dielen në Minsk përfundoi me rezultat 41:18 në të mirë të hendbollisteve vendase. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:9. Kjo ndeshje u luajt në kuadër të grupit të shtatë të fazës së dytë eliminatore për […]