Përfundoi miniafati kalimtar i janarit

Të enjten në mesnatë ka përfunduar miniafati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar. Ishte një afat solid, me lëvizje jo të shumta të lojtarëve. Te hendbollistët janë bërë dhjetë kërkesa gjithsej, njëra prej tyre për regjistrim të dyfishtë. Ndërkohë te hendbollistet numri i kërkesave të paraqitur është më i madh. Janë plot 18 kërkesa për […]
Më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror

Më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror në hendbollin kosovar. Vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Mini-afati kalimtar dimëror do të jetë i hapur deri më 15 janar. Të drejtë lëvizjeje në këtë afat kalimtar kanë lojtarët që janë pa kontrata, bazuar në rregulloren për regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe […]
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës

Me ndeshjet e zhvilluara të dielën, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Pas një gare interesante, të shtrirë në 14 xhiro, kampione vjeshtore është skuadra pejane, Besa Famgas. Besa Famgas e përfundoi pjesën e parë të kampionatit me 12 fitore e dy humbje, përkatësisht me 24 pikë. […]
Trepça fiton derbin me Prishtinën, fitore edhe për Rahovecin e Kastriotin

Me tri ndeshjet e zhvilluara të dielën mbrëma, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll. Ndeshja më e rëndësishme e xhiros së 14-të ishte ajo mes Trepçës e Prishtinës. Në “Minatori”, Trepça fitoi me rezultatin 35:30. Ermir Smaka i shënoi nëntë gola për Trepçën. Shtatë i realizoi Ermir Januzi, kurse Amar Mujka […]
Besa Famgas fiton në Gjakovë dhe shkëputet në krye

Besa Famgas e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Besa të shtunën mbrëma fitoi ndaj Vëllaznimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me rezultat 52:29. Kjo është xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor në elitën kosovare të hendbollit. Elion Vokshi me 11 […]
Në fundjavë xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 14-të, përkatësisht e fundit, e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Xhiroja hapet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Besa Famgasit, që zhvillohet të shtunën nga ora 19:00. Të dielën janë tri ndeshjet tjera. Rivaliteti më i madh pritet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Nga […]
Ndeshje interesante në Prishtinë, fitojnë Besa Famgas e Trepça

Prishtina e Vëllaznimi kanë luajtur ndeshje interesante të dielën në Pallatin e Rinisë. Dhe në fund të dy skuadrat morën nga një pikë. Ndeshja e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll përfundoi 34:34. Pas fillimit të barabartë, Vëllaznimi ishte në epërsi deri në minutën e 40-të. Pas disa minutave të barabartë sërish […]
Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 32:28. “Vreshtarët” nisën furishëm dhe shpejt krijuan epërsi prej 9:2. Vendasit mbajtën epërsi bindëse në pjesën e parë, ndërsa Kastrioti ia […]
Fitorja e nëntë për Besa Famgasin

Besa Famgas e ka shënuar fitoren e nëntë në edicionin 2025/2026 të Superligës së Kosovës në hendboll. Të premten mbrëma në kryeqytet, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 38:31. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së pestë të kampionatit të Kosovës. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimit evropian të Besës. Jon […]
Të shtunën superderbi, ndeshjet tjera të dielën

Me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit fillon xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Përballen dy skuadrat me pretendime maksimale. Si Rahoveci ashtu edhe Kastrioti kanë paralajmëruar fitore, si shenjë e një ndeshjeje të fortë […]