Besa vazhdon me fitore

Kampioni aktual i Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka vazhduar me fitore në stinorin 2018\19. Skuadra pejane të dielen fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 34:21. Pas pjesës së parë pejanët kishin epërsi prej gjashtë golave, 18:12. Për Besën ishte kjo fitorja e tretë dhe tashmë ajo ka gjashtë pikë, sa i ka edhe […]
Fitore të thella të skuadrave vendase

Të shtunën janë luajtur tri ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Skuadrat vendase ishin favorite dhe nuk lejuan befasi. Kështu kampioni Shqiponja fitoi përballjen e qytetit të Gjakovës ndaj Vëllaznimit me rezultat 40:11. Pas pjesës së parë rezultati ishte23:6. Për Shqiponjën është fitorja e dytë. Kjo skuadër pritet që sërish […]
Në Ferizaj ndeshja më interesante

Në qytetin e Ferizajt do të zhvillohet ndeshja më interesante e javës së dytë në Superligën e hendbollisteve. Të dielen nga ora 17:00 Kastrioti e pret Istogun. Dy skuadrat kanë shënuar fitore në javën e parë. Të dielen luhet edhe takimi në mes të Dritës dhe skuadrës Jusuf Gërvalla që fillon në 15:30. Tri ndeshjet […]
Skuadrat mysafire janë favorit në javën e tretë

Besa Famgas, Kastrioti e Prishtina janë favoritë në ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Të tri skuadrat janë mysafire në ndeshjet e vikendit. Kampioni Besa Famgas të dielen nga ora 17:00 takohet me Vëllaznimin në Gjakovë. Besa ka fituar pa problem dy ndeshjet e para dhe ndanë vendin […]
Fitore të thella për Istogun e Vushtrrinë

Të dielen janë luajtur dy takime të javës së parë të kampionatit të Kosovës për hendbolliste. Pasi të shtunën fitore të thella shënuan Shqiponja e Kastrioti, të dielen të njëjtën gjë e bënë edhe Istogu dhe Vushtrria. Istogu e Vushtrria pritet të luftojnë për titull e Kupë dhe kampionatin e kanë nisur mbarë. Istogu është […]
Favoritët fitojnë, në Vushtrri barazim

Fitore bindëse kanë shënuar katër skuadrat që llogariteshin favorite për ndeshjet e javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të gjitha ndeshjet e javës së dytë janë luajtur të shtunën. Kampioni Besa Famgas e ka shënuar fitoren e dytë, njëjtë si Kastrioti i Ferizajt e Drita e Gjilanit.Skuadra pejane Besa fitoi ndaj […]
Shqiponja nis me fitore mbrojtjen e titullit

Shqiponja e Gjakovës e ka filluar me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll për femra. Të shtunën në Gjakovë, Shqiponja fitoi bindshëm ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 43:18. Fituesi thuajse dihej qysh pas pjesës së parë që përfundoi me rezultat 25:6 në të mirë të gjakovareve. Te Shqiponja u dalluan […]
Të shtunën ndeshjet e javës së dytë

Pesë ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të Kosovës në hendboll do të luhen të shtunën (nesër). Katër prej pesë ndeshjeve nisin në kohë të njëjtë, në ora 19:00. Xhiroja e parë në Superligën e hendbollistëve, që u zhvillua javën e kaluar, jep shpresë për ndeshje të mira edhe në xhiron e dytë. Java […]
Fitore të thella të Kastriotit e Vëllaznimit

Kastrioti i Ferizajt ka nisur furishëm stinorin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll. Kastrioti të dielen fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 44:19. Ndeshja u luajt në Vushtrri. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:7 në të mirë të ferizasjave. Kastrioti është organizuar gjatë verës dhe synon titullin dhe Kupën e Kosovës në edicionin […]
Drita fiton derbin me Prishtinën

Ashtu si pritej, fillimi i kampionatit të ri ofroi një ndeshje interesante. Bëhet fjalë për derbin e javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) mes Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit, që u luajt të shtunën pasdite në Pallatin e Rinisë në kryeqytet. Fitore shënoi Drita me rezultat 30:27 për të bërë një […]