Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nesër nis kampionati prej të cilit pritet shumë

Me derbin mes Prishtinës e Dritës nis kampionati i ri i Kosovës në hendboll për meshkuj. Pritjet janë për një kampionat cilësor e mbi të gjitha me rivalitet të madh në garën për titull. Organizimi i një pjese të mirë të klubeve gjatë verës bënë që fillimi i edicionit 2018\19 të pritet me optimizëm të […]

Kastrioti e Prishtina fitojnë thellë, drama në Gjilan i takon Vushtrrisë

Kastrioti e Prishtina nuk kanë pasur telashe për të fituar ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kastrioti i Ferizajt fitoi me 20 gola dallim ndaj Drenicës në Drenas (35:15), ndërsa Prishtina e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat  36:21. Këto dy ndeshje janë luajtur të shtunën mbrëma. Për Kastriotin ishte […]

Prishtina – Drita, ndeshja më interesante e xhiros së parë

Të premten në Federatën e Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për edicionin 2018\19 në Superligën e meshkujve dhe poashtu në Superligën e femrave. Edicioni i ri, që nis më 15 shtator, pritet të jetë cilësor dhe me rivalitet mes skuadrave. Një pjesë e mirë e skuadrave në Superligën e meshkujve kanë angazhuar lojtarë të […]

Të premten (nesër) shorti për kampionatin e ri

Të premten (nesër) prej orës 12:00 tërhiqet shorti për kampionatin e ri të Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet për Superligën e meshkujve dhe poashtu për Superligën e femrave për edicionin 2018\19. Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditë më parë ka vendosur që kampionati i ri në Superligën e meshkujve […]

Edicioni i ri nis më 15 shtator

Më 15 shtator do të nis edicioni 2018/19 i garave në hendbollin kosovar. Është ky vendimi që ka marrë Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK). Bordi i FHK-së, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur mbledhjen e 11-të të premten (dje) në lokalet e Federatës dhe ka marrë shumë vendime me rëndësi […]

Zhegra feston titullin te pionierët

Zhegra ka dëshmuar se ka të ardhme në hendboll. Zhegra, që po shëndrrohet në qendër të sportit të hendbollit, të dielen ka festuar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll për grupmoshën e pionierëve. Garat përfundimtare për pionier janë zhvilluar në Prishtinë, ndërsa në finale zhegrasit e rinjë fituan ndaj Prishtinës. 24:11 ishte rezultati i […]

Samadrexha kampione e Kosovës për pioniere

Samadrexha është kampione e Kosovës në hendboll për grupmoshën e pioniereve. Në finale të garave shtesë, Samadrexha e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 24:10. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:3 në të mirë të vajzava nga Samadrexha e Vushtrrisë, që gjithnjë ka qenë trevë e hendbollit. Garat shtesë për pioniere janë luajtur të […]

Besa fiton titullin, vazhdon dominimin

Besa FamGas është kampion i Kosovës në hendboll për edicionin 2017\18. Ekipi pejan që drejtohet nga Arben Muqolli titullin e festoi të dielen pasdite në kryeqytet kur fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 34:28. Ishte kjo ndeshja e dytë e finales së plejofit të kampionatit të Kosovës në hendboll. Besa e ka fituar edhe ndeshjan e […]

Besa e fiton bindshëm finalen e parë

Besa FamGas ka bërë hapin e parë drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Në ndeshjen e parë finale të plejofit, Besa FamGas të enjten mbrëma fitoi bindshëm ndaj Prishtinës me rezutat 37:23. Ndeshja u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë para disa qindra shikuesve. Ekipi vendas ka dominuar prej fillimit të […]

Të enjten (nesër) ndeshja e parë finale mes Besës e Prishtinës

Ndeshja e parë finale e plejofit në kampionatin e Kosovës në hendboll për meshkuj luhet të enjten (nesër) nga ora 21:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Kampionia aktuale, Besa FamGas takohet me Prishtinën, që e kishte rivalin më të madh këtë edicion. Ndeshja e dytë luhet në fundjavë në kryeqytet, ndërsa skuadra që shënon dy […]