Vushtrria e Istogu fitojnë si mysafir

Vushtrria e Istogu i kanë fituar ndeshjet e fundit të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të dy skuadrat i fituan në udhëtim ndeshjet që i luajtën të dielen. Vushtrria fitoi ndaj Dritës në Gjilan me tetë gola dallim, 26:18, kurse Istogu fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultat 19:15. […]
Prishtinës i takon edhe një derbi

Prishtina ka vazhduar me formë të lartë në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Pasi para një jave e mposhti Besën, Prishtina të shtunën fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 32:27. Ishte kjo kryendeshja e javës së 17-të të kampionatit të Kosovës. Edhe pjesa e parë u fitua nga prishtinasit, […]
Prishtina bindshëm, Kastrioti e Drita barazojnë

Të enjten janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së parë të Superligës A, ku gjashtë skuadra luftojnë për inkuadrim në plejof të kampionatit të Kosovës në hendboll për meshkuj. Prishtina ka fituar bindshëm ndaj Zhegrës me rezultatin 45:29. Ndërkohë Kastrioti e Drita kanë barazuar me rezultatin 24:24. Se në Prishtinë do të ketë […]
Fitore të thella për Prishtinën e Shqiponjën

Prishtina të premten dhe Shqiponja të shtunën, kanë shënuar fitore të thella në ndeshjet e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Prishtina fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 34:14 në takimin që e hapi javën e 12-të. Në pjesën e parë samadrexhaset shënuan vetëm pesë gola ndërsa pranuan 15. Me ritëm […]
Në Ferizaj kryendeshja e javës

Kastrioti e Prishtina takohen të shtunën (nesër) në Ferizaj në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Ndeshja e rivalëve të vjetër, që tradicionalisht ka ofruar hendboll cilësor, nis në ora 19:00. Prishtina në ndeshje futet e trimëruar pas fitores që e arriti javën e kaluar ndaj skuadrës pejane […]
Prishtina – Samadrexha hap javën e 12-të

Ndeshja mes Prishtinës e Samadrexhës e hap javën e 12-të në Superligën e Kosovës në hendboll për femra. Kjo ndeshje luhet të premten (sot) dhe nis në ora 17:30. Prishtina është e treta me 16 pikë, sa i ka edhe Shqiponja në vendin e dytë. Samadrexha është e fundit (8) me vetëm një pikë nga […]
Vushtrria fiton derbin te femrat

Vushtrria e ka fituar derbin e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të shtunën mbrëma në palestrën në Vushtrri para një numri të konsiderueshëm shikuesish, vashat vushtrriase fituan ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 26:24. Pjesën e parë e fituan gjakovaret me 12:10, por në të dytën vendaset përmbysën rezultatin […]
Prishtina fiton derbin e stinorit

Prishtina i ka dhënë fund serisë së gjatë pa humbje të skuadrës pejane Besa FamGas. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë, Prishtina fitoi ndaj Besës me rezultat 35:29. Ndeshja i takoi javës së 16-të të Superligs së Kosovës në hendboll (meshkujt), ndërsa u cilësua si derbi i stinorit. Besa kishte fituar 15 ndeshjet e […]
Vushtrria fiton në Gjilan

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të premten mbrëma në palestrën në Gjilan, Vushtrria fitoi me 11 gola dallim ndaj Dritës (36:25). Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 14:11 në të mirë të vushtrriasve. Për Dritën ishte humbja e dytë […]
Prishtina e Besa përballen në derbin e stinorit

Interesim të madh pritet të ketë për ndeshjen që zhvillohet të shtunën (nesër) nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet. Do të jenë Prishtina dhe Besa FamGas që do të takohen në derbin e stinorit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampionia Besa ka kohë që nuk ka pasur rival të denjë […]