Superliga e femrave vazhdon me derbi të madh

Të shtunën (nesër) vazhdojnë garat në Superligën e Kosovës në hendboll për femra, përkatësisht fillon stinorin pranveror. Në program janë takimet e javës së 11-të, ndërsa menjëherë zhvillohet një kryendeshje. Të shtunën (nesër) në Vushtrri nga ora 18:30 takohen Vushtrria e Shqiponja. Vushtrria është e para në tabelë me 17 pikë, kurse Shqiponja renditet e […]
Fitore e Vëllaznimit, sot Drita pret Vushtrrinë

Vëllaznimi i Gjakovës e ka fituar ndeshjen e fundit të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të enjten mbrëma në Vushtrri, Vëllaznimi fitoi ndaj Samadrexhës vendase me rezultat 31:24. Pjesa e parë e ndeshjes u fitua nga gjakovarët me 14:9. Ndeshjet tjera të xhiros së 15-të janë luajtur fundjavën e kaluar. […]
Prishtina fiton thellë në Vushtrri

Prishtina e ka fituar thellë ndeshjen e vetme të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), të zhvilluar të dielen. Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me shifrat 42:23. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 24:8 në të mirë të prishtinasve. Me këtë fitore Prishtina ka mbetur një hap […]
Zhegra fiton derbin

Zhegra e ka fituar derbin lokal të luajtur të shtunën në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Me ndeshjet e së shtunës është hapur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës në hendboll për meshkuj. Në palestrën e qytetit në Gjilan, Zhegra e mposhti Dritën me rezultat 26:22. Zhegrasit e fituan […]
Edicioni pranveror nis me ndeshje interesante

Në ditën kur shënohet dhjetëvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nis stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën (nesër) më 17 shkurt luhen tri ndeshjet e para të javës së 15-të, që është e para për pranverë, të kampionatit të Kosovës në hendboll. Kampionati vazhdon me derbin lokal mes Zhegrës […]
Më 17 shkurt nis stinori pranveror

Ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj luhen më 17 e 18 shkurt. Në program do të jenë ndeshjet e javës së 15-të të kampionatit të Kosovës. Stinorin vjeshtor në pozitën e parë e ka mbyllur kampionia aktuale, Besa FamGas, që i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet. […]
Aprovohen kërkesat e lojtarëve për ndërrim mjedisi

Janë aprovuar të gjitha dhjetë kërkesat e lojtarëve për ndërrim të skuadrës në afatin kalimtar të janarit. Është Komisioni për regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës që shqyrtoi kërkesat dhe analizoi dokumentacionin e dorëzuar. Ky Komision vlerësoi se dokumentacioni është i rregullt dhe aprovoi kërkesat e bëra në afatin kalimtar të janarit, që nisi […]
Jupa i kënaqur me çmimin, premton suksese të reja

Kastriot Jupa për herë të katërt është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Ai të mërkurën mbrëma në ceremoninë e mbajtur nëSheshin 21 në Prishtinë mori çmimin e hendbollistit më të mirë në Kosovë për vitin 2017. Jupa 25-vjeçar ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës me skuadrën pejane Besa FamGas dhe […]
FHK-ja sot me 24 janar shpall më të suksesshmit e vitit 2017

Federata e Hendbollit e Kosovës sot me 24 janar me fillim prej ora 17:00 ne ambientet e Sheshit 21 në Prishtinë do të organizojë manifestimin për shpalljen e “Laureatëve te viti 2017”. Manifestimin mund ta ndiqni direkt në RTV 21 Plus.
FHK-ja më 24 janar shpall më të suksesshmit e vitit 2017

Federata e Hendbollit e Kosovës më 24 janar (e mërkurë) me fillim prej ora 17:00 ne ambientet e Sheshit 21 në Prishtinë do të organizojë manifestimin për shpalljen e “Laureatëve te viti 2017”, që organizohet tradicionalisht tani e 17 vite. Si çdo vit tradicionalisht do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve: hendbollistit dhe hendbollistes, […]