Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të hënën hapet mini afati kalimtar

Mini afati kalimtar për hendbollist dhe hendbolliste këtë vit nis nga data 15 janar dhe zgjat deri më 22 janar 2018, vendim ky i marrun nga Bordi i FHK-së nga mbledhja e fundit të FHK-së mbajtur më 19 dhjetor 2017. Të drejtë regjistrimi kanë hendbollistët dhe hendbollistet të cilët nuk kanë kontrata me klube apo […]

Fitore e Kastriotit në ndeshjen përmbyllëse

Kastrioti e ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë në ndeshjen që përmbylli stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra ferizajase të hënën mbrëma fitoi me rezultatin 44:33. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 20:13 në të mirë të Kastriotit. Me këtë fitore Kastrioti përforcohet në pozitën e katërt me 15 pikë, dy më […]

Zhegra fiton si vendase, nesër ndeshja e fundit

Zhegra e ka përfunduar me fitore stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kuadër të javës së 14-të, Zhegra të dielen mbrëma në Gjilan e mposhti Samadrexhën me rezultatin 30:21. Rezultati pas pjesës së parë ishte 14:7 për zhegrasit. Zhegra është përforcuar në mesin e tabelës me këtë fitore. Është e gjashtë […]

Prishtina fiton derbin, Besa e mbyll pa humbje

Prishtina e ka fituar derbin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kryendeshjen e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor, Prishtina të shtunën mbrëma në Gjilan e mposhti Dritën me rezultatin 37:32. Prishtinasit u shkëputën herët në rezultat dhe mbajtën epërsi konstante. Pjesa e parë e takimit u mbyll me […]