Elisa e Arona Krasniqi shkëlqejnë në fitoren e Samadrexhës

Elisa Krasniqi i shënoi 11 gola në fitoren e thellë të Samadrexhës ndaj Ulpianës, 38:25. Ndeshja e luajtur të premten mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë e hapi xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Pos Elisa Krasniqit te Samadrexha me numër të madh golash u dalluan edhe dy lojtare të tjera. […]
Xhiroja e tretë fillon të premten e përfundon të hënën

Me ndeshjen Samadrexha – Ulpiana fillon xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të premten (nesër) nga ora 19:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë. Të shtunën janë dy ndeshje tjera. Nga ora 15:00 në Junik takohen Shqiponja e Gjakovës dhe Kastrioti i Ferizaj. Nga ora […]
Kastrioti e fiton ndeshjen e fundit të xhiros së tretë

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Ferizaj, Kastrioti fitoi 50:29 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Felippe Teixeira i realizoi 11 gola për Kastriotin. Nëntë i kishte Festim Mustafa e gjashtë Alban Haziri. Te Vëllaznimi më së shumti gola shënoi […]
Rahoveci e fiton derbin me Besa Famgasin

Rahoveci e Besa Famgasi kanë luajtur ndeshje të fortë të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”. Derbin e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll e fituan “vreshtarët” me rezultatin 31:28. Vendasit në pjesën e parë ishin në epërsi prej dy-tri golash, ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 15:14. Në minutën e 54-t […]
Fitorja e parë për Prishtinën

Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll. Në ndeshjen e parë të xhiros së tretë, të premten mbrëma në Samadrexhë, Prishtina fitoi ndaj Vushtrrisë vendase. Skuadra prishtinase fitoi me rezultatin 42:36. Në pjesën e parë skuadra mysafire krijoi epërsi të lehtë, kurse në të dytën ishte […]
Xhiroja e tretë hapet të premten, derbi i madh të shtunën

Me ndeshjen mes Vushtrrisë e Prishtinës hapet xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje zhvillohet të premten nga ora 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë. Të dy skuadrat i kërkojnë pikët e para të këtij edicioni. Vushtrria në xhiron e parë pësoi nga Rahoveci e në […]
Franca, Kroacia, muaji i top-ndeshjeve për Kombëtaren tonë

Kroacia… muaji i top-ndeshjeve për Kombëtaren tonë Kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri te fillimi i fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026 të hendbollisteve. Kombëtarja jonë është në grup shumë sfidues, me superfuqi të hendbollit. Që më 15 tetor, vajzat tona përballen me Francën, njërën prej top-ekipeve të hendbollit […]
Liga e Parë fillon me ndeshje interesante

Të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për edicionin 2025/2026 të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Gara në Ligën e Parë duhet të fillojë në fundjavën e ardhshme. Pritet kampionat i mirë, me ndeshje interesante e lojtarë të shumtë të rinj që do […]
Liga e Parë e hendbollisteve, ndeshje të mira që në nismë

Dhjetë skuadra do të garojnë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Edicioni i ri garues, 2025/2026, duhet të fillojë në fundjavën e 4 e 5 tetorit. Shorti është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndërsa që në nismë të kampionatit janë disa ndeshje të […]
Besa Famgas e fiton bindshëm derbin me Kastriotin

Me një paraqitje bindëse e cilësore, nga fillimi e deri në fund, Besa Famgas e ka fituar derbin ndaj Kastriotit të Ferizajt. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas fitoi me rezultatin 37:29. Tetë gola dallimi ishte edhe pas pjesës së parë, 21:13. Që në nismë të ndeshjes, pejanët krijuan shkëputje, 4:1. […]