Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi ishin të angazhuar për të ndarë drejtësinë në takimin HC Metalurg – Abanca Ademar Leon. Ndeshja e skuadrës shkupjane me atë spanjolle përfundoi me rezultat të barabartë, 27:27. Beqiri e Krasniqi për delegat e […]

Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen e Ligës Evropiane

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e Jahja kanë drejtuar ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane (meshkujt) në mes të skuadrës së njohur turke, Beshiktash dhe skuadrës së njohur franceze, Montpellier. Ndeshjen në Stamboll e fituan francezët me rezultat bindës, 36:26.Montpellieri është […]

Dy ndeshje për Bytyqin e Kasapin në Zagreb

Gjyqtarët gjakovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi kanë drejtuar dy ndeshje evropiane këtë fundjavë në Zagreb të Kroacisë. Ata ishin të deleguar nga EHF-ja për ndeshjet çerekfinale të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave në mes të Lokomotiva Zagrebit dhe Slavia Praha të Çekisë.Ndeshjen e parë e fitoi skuadra kroate me rezultat 30:25. […]

Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshje në Bukuresht

Dyshja vushtrriase e gjyqtarëve, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar edhe një ndeshje të garave evropiane. Këtë fundjavë është konfirmuar prania konstante e anëtarëve të FHK-së në Kupat Evropiane me zyrtarë të ndeshjeve.Beqiri e Krasniqi të dielën ishin gjyqtarë të takimit të parë të 1/8 të finales së Kupës Evropiane (meshkujt) në mes të […]

Shqipe Bajçinca-Brestovci në krye të shoqatës së gjyqtarëve

Gjatë javës është mbajtur edhe Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Në kuvend, kryetare e SHGJHK-së është zgjedhur Shqipe Bajçinca-Brestovci. Ajo është profesoreshë universitare dhe delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit.Bajçinca-Brestovci do të jetë në krye të shoqatës për katër vite kurse në Këshillin Drejtues janë edhe Ilir Bytyqi, Eshref Beqiri, […]

Jahja e Xhema drejtojnë ndeshje të fazës grupore të Ligës Evropiane

Ka vazhduar paraqitja e anëtarëve të FHK-së në ndeshje të garave evropiane. Të shtunën ndeshje evropiane drejtuan Besfort Jahja e Sherif Xhema.Dy gjyqtarët e EHF-së nga Kosova ishin të deleguar në ndeshjen e luajtur në Lublin të Polonisë. U përballën MKS Perla Lublin dhe skuadra franceze Nantes Atlantique Handball. Ndeshja i takonte fazës grupore të […]

Gjyqtarët e FHK-së fillojnë me ndeshje evropiane

Personat zyrtar të Federatës së Hendbollit të Kosovës kanë nisur me ndeshje evropiane për vitin 2021. Të dielën të deleguar në ndeshje të garave evropiane ishin gjyqtarët Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi. Ata në Antalya të Turqisë e drejtuan ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave në mes të dy […]

Bytyqi e Kasapi në Rumani

Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë me prezantime të suksesshme në garat evropiane. Gjyqtarët kosovarë me thirrje të EHF-së shumë shpesh po delegohen për të ndarë drejtësinë në ndeshje evropiane. Fundjavën e kaluar një ndeshje evropiane e drejtuan Ilir Bytyqi e Syart Kasapi. Ata ishin në Bukuresht të Rumanisë ku e drejtuan ndeshjen […]

Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë me paraqitje të rregullta në ndeshje të kupave evropiane

Fundjavën e kaluar dy çifte gjyqtarësh të EHF-së nga Kosova, kanë qenë të angazhuar në kupa evropiane.Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar dy ndeshje në Ystad të Suedisë. Janë përballur Ystadsi dhe Sviesa Vilnius (Lituani), në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane në konkurrencë të meshkujve.Besfort Jahja e Sherif Xhema në Bodrum […]

Përfundoi seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues

Gjyqëtarët duke ligjeruar

Në Fakultetin e Edukimit Fizik në Prishtinë, të shtunën është mbajtur seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues-kontrollues të hendbollit kosovar. Seminari është mbajtur në prag të edicionit të ri të garave, kurse është vlerësuar i suksesshëm. Kanë ligjëruar gjyqtarët kosovarë me thirrje të EHF-së, Ilir Bytyqi, Syart Kasapi,Arsim Vitaku, Erdoan Vitaku dhe Besfort Jahja. Është ligjëruar […]