Të shtunën seminari i gjyqtarëve dhe i vëzhguesve

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës ka vendosur që seminari tematik në prag të edicionit të ri të garave të mbahet të shtunën (3 tetor). Seminari mbahet për të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit-kontrolluesit aktiv, të të gjitha ligave. Seminari mbahet prej orës 11:00 në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në […]
Beqiri e Krasniqi drejtuan me sukses ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Prezenca e anëtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në garat evropiane po shkon duke u rritur e duke u avancuar vazhdimisht. Të shtunën ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve për hendbolliste kanë drejtuar dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi. Ata për herë të parë kanë drejtuar ndeshje të garës […]
Çifti Vitaku në ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve

Çifti i gjytarëve të FHK-së, Erdoan dhe Arsim Vitaku të shtunën mbrëma kanë drejtuar ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve në hendboll (meshkujt). Gjyqtarët mitrovicas ishin në Suedi në ndeshjen mes Savehofit dhe Tatran Presovit të Sllovakisë. Fitore shënoi Savehofi suedez me rezultat 30:29, me gol të shënuar në sekondën e fundit, nga penalltia. […]
Të dielen testimi për gjyqtarë e vëzhgues

Në fundjavë aktivitet në prag të fillimit të kampionatit do të ketë edhe Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Të dielën në Prishtinë do të mbahet testimi për gjyqtarët dhe për vëzhguesit-kontrolluesit. Pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë anëtarët e SHGJHK-së. Testi fizik për gjyqtarët do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe […]
Bajçinca në çerekfinalen e rëndësishme në Holandë

Shqipe Bajçinca-Brestovci po arrinë nivele gjithnjë e më të larta derisa po e prezenton Federatën e Hendbollit të Kosovës si delegate e EHF-së në ndeshje të Kupave Evropiane. Fundjavën e kaluar Bajçinca-Brestovci ishte delegate në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste në mes të skuadrës holandeze H. V. Quintus dhe […]
Të dielen seminari për gjyqtarë e delegatë

Në prag të fillimit të stinorit pranveror, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe shoqatat anëtare të saj po bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura. Kështu të dielen mbahet seminari për gjyqtarë e delegatë dhe poashtu testi teorik. Seminari fillon në ora 10:00, ndërsa mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. Në seminar […]
Çifti Vitaku drejton ndeshje para 4200 shikuesve

Plot 4215 shikues ishin të shtunën mbrëma në palestrën në Craiova të Rumanisë, në ndeshjen e hendbollisteve mes SCM Craiova dhe Kastamonu Belediyesi GSK të Turqisë. Ndeshjen e luajtur në një ambient të rrallë sportiv, me shumë sukses e drejtuan gjyqtarët e hendbollit nga Kosova, Erdoan e Arsim Vitaku. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme […]
Hashani në Turqi, Bajçinca në Mal të Zi

Federata e Hendbollit të Kosovës vazhdon të jetë prezente nëpër gara ndërkombëtare edhe përmes delegatëve të saj. Në fundjavën që shkoi Fahredin Hashani e Shqipe Bajçinca ishin të deleguar nga EHF-ja për ndeshje të saj. Hashani ishte delegate i EHF-së në ndeshjen e përfaqësueseve seniore të Turqisë dhe Lituanisë (femrat) që u luajt në Aksaray […]
Seminar i suksesshëm para fillimit të stinorit pranveror

Të premten (dje) është mbajtur Këshillimi, përkatësisht seminari për gjyqtarë, vëzhgues-kontrollues, trajnerë dhe përfaqësues zyrtar të klubeve, në prag të fillimit të stinorit pranveror në kampionatin e Kosovës në hendboll. Seminari është mbajtur në Prishtinë, ndërsa ka ligjëruar Dragan Nachevski, lektor nga Federata Evropiane e Hendbollit. Ai ka ligjëruar për ndryshimet në rregullat e hendbollit […]
Nachevski ligjëron në seminarin para fillimit të edicioni pranveror 2017/18

Të premten (nesër) mbahet Këshillimi për gjyqtarë, vëzhgues-kontrollues, trajnerë të hendbollit dhe përfaqësues zyrtarë të klubeve. Këshillimi, përkatësisht seminari qendror, mbahet nga ora 15:00 në Prishtinë, në ambientet e Fakultetit Filozofik (amfiteatri numër 5, karshi Bibliotekës Kombëtare). Ligjërues në seminar do të jetë lektori nga Federata Evropiane e Hendbollit, Dragan Nachevski. Do të ligjërohet për […]