Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Genc e Getoar Bujupi drejtuan ndeshje shumë interesante në Itali

Dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Genc Bujupi e Getoar Bujupi kishin angazhim të rëndësishëm evropian në fundjavë. Dyshja e gjyqtarëve me thirrje të EHF-së e drejtoi në Itali ndeshjen mes skuadrave Cassano Magnago dhe KRAS/Volendam (Holandë). Ndeshja përfundoi 29:29, ndërsa u vendos fare në fund. Në raundin e tretë të Kupës Evropiane […]

Hashani, delegat në ndeshjet e Kupës Evropiane

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, ka pasur tjetër angazhim evropian. Në fundjavë Hashani ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjet e Kupës Evropiane për hendbollistë mes skuadrës nga Mali i Zi, Budvanska Rivijera, dhe asaj nga Greqia, Diomidis Argous. Ndeshjet u zhvilluan në Cetinë të Malit të Zi. Skuadra […]

Beqiri, delegat në ndeshjen Sllovenia – Belgjika

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, vazhdon përfaqësimin e rregullt në skenën evropiane. Të mërkurën, Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen mes Sllovenisë dhe Belgjikës. Ndeshja i takoi fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026. Fitore me rezultat 29:22 shënoi Sllovenia. Pos në kualifikime, Beqiri prezantohet rregullisht […]

Përfundoi seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues

Të shtunën dhe të dielën në Prishtinë është mbajtur seminari qendror për gjyqtarët e hendbollit dhe për vëzhgues-kontrolluesit e ndeshjeve hendbollistike. Për gjyqtarët dhe vëzhguesit tanë ka ligjëruar slloveni Tomo Vodopivec. Ai është ekspert i çështjeve të gjykimit në Federatën Evropiane të Hendbollit. Programi i seminarit ishte i ngjeshur, me shumë tema interesante e aktuale. […]

Vlerësim maksimal ndaj Genc e Getoar Bujupit, drejtuan finalen e Evropianit në Prishtinë

Genc e Getoar Bujupi janë vlerësuar maksimalisht nga Federata Evropiane e Hendbollit, që ua ka besuar drejtimin e finales së Kampionatit Evropian U17 (B) që të dielën përfundoi në Prishtinë. Dy gjyqtarët tanë e drejtuan me plot sukses finalen e fituar nga Italia. Dyshja Bujupi ka drejtuar plot katër ndeshje në Evropianin e hendbollisteve të […]

Hashani, delegat i EHF-së në Evropianin në Prishtinë

Pos me ekipin kombëtar dhe me gjyqtarë, Federata e Hendbollit e Kosovës është prezantuar në Evropianin U17 (B) në Prishtinë edhe me zyrtar të ndeshjeve. Fahredin Hashani ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në shumë prej ndeshjeve të kampionatit që përfundoi të dielën mbrëma. Hashani, që tashmë ka përvojë të gjatë në skenën evropiane, […]

Beqiri, delegat i EHF-së në Kampionatin Evropian U19 në Podgoricë

Delegati i ndeshjeve i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, kishte periudhë shumë të ngarkuar në Podgoricë të Malit të Zi. Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në Kampionatin Evropian për hendbollistet deri në 19 vjet. Evropiani nisi më 9 korrik, ndërsa përfundoi të dielën. Beqiri ishte delegat në shumë ndeshje të […]

Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Çeki – Belgjikë

Federata e Hendbollit e Kosovës u prezantua me zyrtarë të ndeshjeve edhe në xhiron e fundit të kualifikimeve për Euro 2026. Eshref Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen Çeki – Belgjikë. Fitore me rezultat 25:22 shënoi Çekia, që u kualifikua në Evropian. Prezenca e gjyqtarëve dhe delegatëve të FHK-së në gara […]

Shumë dekada në hendboll, Istref Sadriu tërhiqet në fund të edicionit

Gjatë Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll, që në fundjavë u mbajt në Ferizaj, Federata e Hendbollit e Kosovës ka nderuar me plaketë falënderimi Istref Sadriun, që ka dhënë kontribut për gati pesë dekada në hendbollin e Kosovës. Plaketën, Sadriut ia dorëzoi Muhamet Arifi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. […]

Jahja e Xhema drejtuan çerekfinalen kryesore të Ligës së Kampionëve

Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë me suksese e të arritura të mëdha në skenën evropiane. Të shtunën dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja e Sherif Xhema, drejtuan ndeshje shumë të rëndësishme evropiane. Ata ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) për ta drejtuar ndeshjen kryesore të […]