Shpallet lista finale e Kombëtares U20

Shtabi teknik i Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll, që udhëhiqet nga selektori Bujar Qerimi, ka publikuar listën finale të lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.Kombëtarja U20 ka disa javë që është grumbulluar, por në përbërje më të zgjeruar. Dhe tani është publikuar lista finale për Evropian.Hendbollistët e Kosovës U20 grumbullohen […]
Finale shumë dramatike, Barça kampione

Barcelona i ka mbijetuar gjuajtjes së fundit të ikonës Mikkel Hansen dhe ka fituar Ligën e Kampionëve në hendboll.Barça ka fituar Championsin për herë të 12-të. Të dielën në Koln, në praninë e 20 mijë shikuesve dhe në atmosferë fantastike, Barça në finale e mposhti Aalborgun e Danimarkës me rezultatin e ngushtë, 31:30.Ndeshja ishte shumë […]
Gyori, kampion për herë të gjashtë

Pas pritjes prej pesë vjetësh dhe disa humbjeve dëshpëruese në “FINAL4”, skuadra hungareze Gyori Audi ETO KC ka fituar titullin në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.Për Gyorin është titulli i gjashtë në histori.Finalja e Championsit u zhvillua të dielën pasdite në Budapest në “MVM Dome” në praninë e plot 18 mijë e 500 shikuesve. Finalja […]
FHK-ja pranohet në Konfederatën Mesdhetare me të drejta të plota

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) të shtunën ka arritur edhe një sukses të rëndësishëm. FHK-ja është pranuar me të drejta të plota në Konfederatën Mesdhetare të Hendbollit.Pranimi, që u bë pa asnjë votë kundër, u zyrtarizua të shtunën në Kongresin e Rregullt të Konfederatës Mesdhetare të Hendbollit. FHK-në në Kongres po e prezantojnë presidenti […]
Përfundon Kampionati Mesdhetar, Kosova U18 fitoi përvojë shumë të vlefshme

Pas gjashtë ditësh plot me ndeshje, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka përfunduar të shtunën paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar.Djemtë tanë kanë përfituar përvojë shumë të vlefshme në kampionatin e mbajtur në Ankara të Turqisë. Çdo ditë kanë pasur ndeshje të forta e sfiduese, që do t’i përgatisin ata për ngjarjet dhe ndeshjet e ardhshme […]
Kombëtarja U18 barazon me Tunizinë, nesër luan për vendin e pestë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar pikët e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.Pas një ndeshje të fortë e dramatike, Kombëtarja jonë të premten barazoi 19:19 me Tunizinë. Ndonëse me mungesa të rëndësishme, Kombëtarja jonë luajti ndeshje të fortë me tunizianët. Ndeshja prej fillimit e deri në fund ishte e barabartë.Me […]
Periudha e parë nuk mjafton, Kosova U18 mposhtet nga Franca

Ndonëse nisi mirë dhe e fitoi periudhën e parë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen me Francën.Të enjten në Ankara, Kosova humbi me rezultat 27:18. Ndeshja i takoi fazës grupore të Kampionatit Mesdhetar për hendbollistët deri në 18 vjet.Fillimi ishte i mbarë për djemtë tanë. Periudha e parë prej 15 minutash […]
Kombëtarja U18 i zhvilloi dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të mërkurën dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.Përballë kombëtares sonë ishin dy kombëtare cilësore.Fillimisht paradite, Kosova luajti me Rumaninë dhe pësoi 31:16. Periudha e parë ishte e barabartë dhe përfundoi 7:6 për rumunët e rinj. Rumania U18 ishte katër gola para […]
Kombëtarja U18 mposhtet nga Turqia

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të Turqisë, Kombëtarja jonë e hendbollistëve të rinj u përball me Kombëtaren e Turqisë.Fitore me rezultat 25:12 shënoi Kombëtarja U18 e Turqisë.Kombëtarja jonë kishte telashe për të dalë në lojën e saj, sidomos në […]
Fitorja e dytë në Kampionatin Mesdhetar për Kombëtaren tonë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.Pas fitores ndaj Malit të Zi, djemtë tanë të hënën mbrëma fituan edhe ndaj Irakut. Kombëtarja jonë dominoi nga fillimi e deri në fund për fitore bindëse, 24:16.Kosova U18 mori edhe pikët shtesë për shkak të […]