Fitore e madhe ndaj Malit të Zi

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur në mënyrën më të mirë paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar. Të hënën në Ankara të Turqisë, djemtë tanë fituan ndaj Malit të Zi me rezultat 23:20.Është kjo njëra prej fitoreve më të mëdha të grupmoshave të reja të Kosovës deri më tani.Kombëtarja jonë ka dominuar nga fillimi. […]
Publikohet lista e Kombëtares U18

Është bërë publike lista e Kombëtares U18 për Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Ankara të Turqisë. Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, për Mesdhetarin e të rinjve ka ftuar 20 hendbollistë. Shumica kanë luajtur edhe më herët për Kombëtaren, por ka edhe emra të rinj. Grumbullimi i Kombëtares U18 bëhet të mërkurën në Prishtinë. Deri më […]
Të shtunën përcaktohen kundërshtarët e Kosovës në Botërorin U18

Shorti për Kampionatin Botëror për hendbollistet e reja (U18) do të tërhiqet të shtunën. Ceremonia e tërheqjes së shortit për Botërorin e dhjetë të hendbollisteve të reja do të mbahet në Neu-Ulm të Gjermanisë nga ora 13:00.Paraqitje historike në këtë Kupë të Botës do të bëj edhe Kombëtarja U18 e Kosovës, që është kualifikuar për […]
Kosova përfundon kualifikimet për Euro 2024

Me ndeshjen ndaj Polonisë në Zielona Gora, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) ka përfunduar rrugëtimin në kualifikimet për Euro 2024.Të dielën mbrëma Kombëtarja jonë pësoi 28:17 nga Polonia, që dominoi nga fillimi e deri në fund. Ndeshja u zhvillua në atmosferë të bukur, në praninë e shumë shikuesve.Vajzat tona kanë bërë përpjekje, por pa […]
Nderohet profesoresha Shqipe Bajçinca-Brestovci

Në prag të ndeshjes Kosova – Polonia është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar jetën dhe veprën e profesoreshës Shqipe Bajçinca-Brestovci.Ajo ndërroi jetë të dielën pas një sëmundje të rëndë. Profesoresha Bajçinca-Brestovci ishte hendbolliste, komesare e garave të FHK-së, kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të FHK-së, delegate e ndeshjeve të EHF-së dhe anëtare e […]
Kapiteni Dedaj: Duhet t’i fitojmë tri ndeshje

Për shortin e kualifikimeve për Euro 2026, ka folur edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj. Kosova është në grup me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën. “Me Ukrainën duhet të fitojmë të dy ndeshjet. Ishujt Faroe po luajnë momentalisht hendboll të mirë. Por nëse jemi të kompletuar mund të fitojmë në Kosovë ndaj Ishujve. […]
Selektori Qerimi: Grupi është i hapur

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka vlerësuar grupin e kualifikimeve për Euro 2026. Shorti i tërhequr sot ka përcaktuar që Kosova të jetë në Grupin 6 së bashku me Holandën, Ishujt Faroe e Ukrainën. Dy vendet e para sigurojnë kualifikimin në Evropian, ndërsa kualifikohen edhe katër Kombëtaret më të mira të pozitës së […]
Botërori i të rejave mbahet në Chuzhou të Kinës, merr pjesë edhe Kosova

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit ka vendosur që Kampionatin Botëror për të reja (U18) të zhvillohet në Chuzhou të Kinës. Botërori mbahet prej 14 deri më 25 gusht të këtij viti.Ndeshjet do të zhvillohen në tetë arena shumë të bukura. Salla kryesore ka kapacitet prej 7000 vendeve, ndërsa një sallë tjetër i ka 6488 ulëse.Do të […]
Eugen Saraçini: Moment historik

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është kthyer nga Tashkenti i Uzbekistanit, ku të dielën e siguroi kualifikimin në Kampionatin Botëror. Botërori për të reja mbahet në Kinë gjatë muajit gusht. Lidhur me triumfin në IHF Trophy Intercontinental, të hënën paradite në lokalet e FHK-së në Shtëpinë e Sporteve, është mbajtur një konferencë për shtyp. […]
Historike, Kosova U18 në Botëror

Hendbolli kosovar sërish ka shkruar histori. Të dielën Kombëtarja U18 e Kosovës (vajzat) është kualifikuar në Kampionatin Botëror që gjatë muajit gusht mbahet në Kinë.Këtë sukses historik vajzat tona e kanë arritur duke triumfuar në finale të IHF Trophy Intercontinental. Në Tashkent të Uzbekistanit, Kosova U18 e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16. Festa ishte shumë […]