Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Publikohet lista e hendbollisteve të Kosovës U19

Selektori i Kosovës në hendboll, Agron Shabani, të mërkurën ka publikuar listën e lojtareve të Kombëtares U19 të Kosovës. Bëhet fjalë për gjeneratën që vjet u paraqit në Kampionatin Botëror U18 të mbajtur në Kinë. Shumica e lojtareve të ftuara ishin në Botëror, kështu që ato kanë përvojën e ngjarjeve ndërkombëtare. Ka mungesa të rëndësishme, […]

Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Kampionat Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Kështu është përcaktuar të enjten pasdite në shortin e tërhequr në Vjenë të Austrisë. Ndeshja e parë është në Britani të Madhe, ndërsa e kthimit në Kosovë. Letonia – Luksemburgu dhe […]

Hapet zyrtarisht kampionati “IHF Trophy Intercontinental”

Të mërkurën paradite është bërë hapja zyrtare e kampionatit IHF Trophy Intercontinental. Kjo ngjarje, që është kualifikuese për Kampionat Botëror, po mbahet në Prishtinë. Garojnë gjashtë kombëtare në grupmoshën U18 dhe gjashtë të tjera në grupmoshën U20. Prezantohen të gjitha kontinentet. Kampionatin e shpalli të hapur Edin Kolgeci, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës. […]

Danimarka, kampione e botës për herë të katërt rresht

Danimarka e ka vazhduar dominimin e plotë në Kampionatin Botëror të hendbollit. Danezët e jashtëzakonshëm të dielën mbrëma e siguruan titullin e katërt rresht të botës. Në finale të Botërorit 2025, Danimarka e mposhti Kroacinë me rezultat 32:26. Finalja u zhvillua në Baerum të Norvegjisë në atmosferë të shkëlqyer. Lojtarët e Danimarkës kanë dominuar nga […]

Kabashi MVP, Mulaj golashënuesi më i mirë

Dy hendbollistët e Kosovës i kanë fituar çmimet individuale të IHF Trophy për zonën evropiane në grupmoshën U18. Të shtunën në finale Kombëtarja e Kosovës fitoi ndaj Bullgarisë me rezultat 33:31 dhe kështu u kualifikua për fazën ndërkontinentale. Në garë me fituesit e kontinenteve tjera e synojmë biletën për Kampionatin Botëror. Portieri i Kombëtares sonë, […]

Kosova U18 triumfon në IHF Trophy për Evropë, i afrohet Botërorit

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka triumfuar në IHF Trophy për zonën evropiane. Të shtunën mbrëma në finalen dramatike, Kombëtarja jonë triumfojë ndaj Bullgarisë me rezultat 33:31.Në pjesën e parë loja jonë ishte e shkëlqyer, ndërsa epërsia pas 30 minutave ishte gjashtë gola. Në pjesën e dytë bullgarët i kthyen gradualisht dhe barazuan në […]

Kosova U18 në finale të IHF Trophy

Olt Kabashi ishte mur i vërtetë në fitoren dramatike të Kosovës U18 ndaj Britanisë së Madhe. Kabashi bëri rreth 20 pritje ndërsa Kosova fitoi 29:26 për kualifikim në finale të IHF Trophy për zonën evropiane. Ndeshja ishte dramatike, por djemtë tanë u shfaqën kur duhej, në momentet vendimtare. Pos Kabashit ka shkëlqyer edhe Olsi Mulaj […]

Përfundon IHF Trophy për Kosovën U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane. Kombëtarja jonë e juniorëve të premten pasdite luajti me Qipron për vendin e tretë dhe humbi me rezultat 35:21. Thuajse asgjë nuk ka funksionuar në lojën e Kombëtares sonë në këtë ndeshje. Xhafer Alimusaj e Ardrin Dobraj i kishin […]

Kosova U20 barazon edhe me Britaninë e Madhe

Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll i mungoi fati për kualifikim në finale të IHF Trophy për zonën evropiane. Kombëtares sonë i duhej fitorja ndaj Britanisë së Madhe për kualifikim në finale, por në fund ndeshja dramatike përfundoi me rezultat të barabartë, 26:26. Britanikët e rinj e nisën më mirë ndeshjen dhe mbajtën epërsi gjatë […]