Të dielën ndeshja e kthimit me Britaninë e Madhe

Të dielën (nesër) nga ora 17:15 luhet ndeshja e dytë e Kosovës me Britaninë e Madhe. Ndeshja që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë i takon fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Ndeshjen e parë, që u zhvillua të mërkurën në Derby të Anglisë, e fitoi Kombëtarja jonë […]
Kosova U18 mposhtet nga Turqia

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka luajtur ndeshjen e dytë në kualifikimet për Euro 2026. Të shtunën në Ankara, djemtë tanë u mposhtën nga Turqia nikoqire me rezultat 42:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:12 për Turqinë U18. Lorik Kelmendi i shënoi dhjetë gola për Kombëtaren tonë. Katër i realizoi Olt Bajrami, […]
Kosova U18 mposhtet në ndeshjen e parë në Turqi

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten ndeshjen e parë në kualifkimet për Euro 2026. Në Ankara të Turqisë, djemtë tanë kanë pësuar 48:26 nga Rumania U18. Pjesa e parë përfundoi 20:15 për rumunët, ndërsa në të dytën dallimi ishte më i madh. Lorik Kelmendi i kishte shtatë gola te Kosova […]
Kombëtarja U18 në Turqi, nesër ndeshja e parë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është vendosur të enjten paradite në Ankara të Turqisë, ku në tri ditët e ardhshme do t’i ketë tri ndeshje të forta. Hendbollistët e Kosovës U18 do të paraqiten në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Kombëtarja jonë është në Grupin A së bashku me Italinë, Rumaninë dhe […]
Fitore e vlefshme në Derby, të dielën synohet konfirmimi i avancimit tutje

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2027. Të mërkurën në Derby, Kosova fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 32:26. Ndeshja nuk nisi mirë për Kombëtaren tonë dhe vendasit krijuan epërsi 5:1. Por shpejt djemtë tanë u kthyen në lojë dhe mbajtën […]
Të shtunën grumbullohet Kombëtarja U18 e Kosovës

Të shtunën në Istog grumbullohet Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë).Hendbollistët tanë do të përgatiten për kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Punën me hendbollistët e Kombëtares U18 do ta udhëheqë Bujar Qerimi, koordinator i grupmoshave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Kombëtarja jonë është në grup sfidues, së bashku me […]
Ostlund shpall listën e Kosovës për ndeshjet me Britaninë e Madhe

Suedezi Jesper Ostlund më 2 shtator është zyrtarizuar në postin e përzgjedhësit të Kosovës në hendboll, ndërsa të martën e ka shpallur listën e parë të tij. Selektori ynë i ri ka ftuar 18 hendbollistë për ndeshjet me Britaninë e Madhe, që i takojnë fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Ostlund do të […]
Kombëtarja jonë lufton deri në fund por mposhtet nga Kroacia

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka zhvilluar të dielën mbrëma ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, Kombëtarja jonë pësoi 32:22 nga Kroacia. Kroacia ishte favorite e madhe, ndërsa fitoren e siguroi vetëm në pjesën e […]
Hendbollistet e Kosovës janë gati për ndeshjen me Kroacinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) i vazhdon të dielën kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja jonë luan me Kroacinë. Të mërkurën vajzat tona pësuan humbje në Nimes nga kampionia në fuqi e botës, Franca. Ndërkohë Kroacia fitoi në shtëpi ndaj Finlandës […]
Kosova mposhtet nga kampionia e botës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2026. Në Nimes, në praninë e 2200 shikuesve, vajzat tona u përballën me kampionen në fuqi të botës, Francën. Rezultati në fund ishte 43:12 në të mirë të Francës. Vajzat tona janë angazhuar maksimalisht, por pa rivalizuar top-hendbollistet […]