Kosova e kalon me sukses fazën e parë kualifikuese për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) ka arritur sukses të rëndësishëm në Hasselt të Belgjikës.Të shtunën, vajzat tona fituan ndaj Bosnjë-Hercegovinës me rezultat 32:26 dhe u kualifikuan në fazën e dytë të kualifikimeve për Botëror.Të premten Kombëtarja jonë fitoi 32:28 ndaj Belgjikës dhe me fitoren ndaj Bosnjë-Hercegovinës siguroi vendin e parë në grup dhe kalimin […]
Kosova mposht Belgjikën, nesër ndeshja me Bosnjën

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.Të premten mbrëma në Hasselt të Belgjikës, Kombëtarja jonë fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 32:28.Hendbollistet tona dominuan sidomos në pjesën e parë, që përfundoi 19:12. Në pjesën e dytë belget u afruan, por pa rrezikuar fitoren e […]
Kosova kërkon suksesin në Belgjikë

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kërkojnë kualifikimin nga faza e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.Kosova është në Grupin 2 së bashku me Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën.Ndeshja e parë është sonte nga ora 20:00 në Hasselt të Belgjikës, ndaj kombëtares belge.Kombëtarja jonë është favorite.Të shtunën prej orës 18:00 është takimi Kosovë – Bosnjë-Hercegovinë, […]
Shabani shpall listën për ndeshjet me Belgjikën e Bosnjë-Hercegovinën

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka shpallur të martën listën e lojtareve në të cilat llogarit për ndeshjet me Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën.Kombëtarja e Kosovës është në grupin e dytë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025. Ndeshjet e këtij grupi zhvillohen në Hasselt të Belgjikës. Më 25 tetor është ndeshja Belgjikë – […]
FHK-ja fiton të drejtën e organizimit të një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare

Bashkëpunimi shembullor mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit është konfirmuar edhe një herë.IHF-ja ia ka besuar federatës sonë organizimin e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme. Bëhet fjalë për IHF Trophy për Zonën Evropiane për hendbollistët e grupmoshës U18 dhe U20. Kjo ngjarje, që pritet të grumbullojë mbi dhjetë ekipe kombëtare, […]
Kastrioti fiton ndeshjen e zjarrtë me Slobodan

Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitore të madhe në skenën evropiane. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, para një numri të madh shikuesish dhe në atmosferë të zjarrtë, Kastrioti e mposhti Slobodën e Tuzlës me rezultat 30:29. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të parë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit […]
Mulaj mbrojtësi dhe golashënuesi më i mirë, Kabashi portieri më i mirë

Kosova prezantohet me dy lojtarë në përbërjen më të mirë të Evropianit U18 (B) që të dielën përfundoi në Prishtinë.Pjesë e shtatëshes më të mirë është portieri Olt Kabashi.Ndërkohë Olsi Mulaj është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes dhe golashënuesi më i mirë me 44 gola.Në shtatëshen më të mirë vend kanë zënë edhe […]
Kosova U18 shënon fitore të thellë, në gjysmëfinale takohet me Luksemburgun

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll nuk ka lejuar befasi duke shënuar fitore bindëse ndaj Azerbajxhanit në kuadër të Kampionatit Evropian (B) në Prishtinë.Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, djemtë tanë triumfuan bindshëm, me rezultatin 44:27.Me këtë fitore, Kosova U18 renditet e dyta në Grupin A me 4 pikë. Grupin e ka […]
Kosova mposhtet nga Franca në Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë luajtur të enjten ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës. Përballë lojtareve tona ishte Kombëtarja e Francës, njëra prej më cilësoreve në botë. Cilësia ishte në anën e francezeve që fituan me rezultat 44:16. Kjo gjeneratë e Francës vitin e kaluar e fitoi titullin […]
Hendbollistet e Kosovës debutojnë në Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës kanë debutuar të mërkurën në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.Është kjo paraqitje historike për gjithë sportin e Kosovës. Deri më tani asnjë kombëtare e sportisteve, në sportet ekipore, nuk është paraqitur në Botëror.Në kuadër të Grupit D, Kosova u përball me Brazilin dhe u mposht […]