Tetë gola të Kastriot Jupës

Pivoti Kastriot Jupa po vazhdon me suksese te skuadra gjermane Cottbus. Në kuadër të Oberligas, Cottbusi të shtunën fitoi ndeshjen e rëndësishme ndaj Werderit me rezultatin 33:31. Jupa ishte lojtari kryesor i Cottbusit. I shënoi tetë gola në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e mbushur me shikues.Cottbusi është lider me tetë fitore e një humbje. […]
Dedaj ia siguron fitoren Kreuzlingenit me gol në sekondën e fundit

Kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj, po vazhdon me paraqitje impresive në Zvicër. Të shtunën ai shënoi supergol në sekondën e fundit të ndeshjes për fitoren 31:30 të Kreuzlingenit ndaj St. Otmar St. Gallen. Ndeshja i ka takuar Superligës zvicerane.Dedaj mori topin në aksionin e fundit, kur rezultati ishte 30:30. Me gjuajtje të papritur nga distanca […]
FHK-ja falënderon partnerin KEP Trust

Udhëheqësit e institucionit mikrofinanciar KEP Trust, Shpend Nura dhe Hashim Sejdiu, kanë pritur të martën në takim sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci. Takimi ishte shumë konstruktiv dhe miqësor. Sekretari i përgjithshëm Gjinovci, ka falënderuar partnerin besnik KEP Trust për bashkëpunimin korrekt dhe mbështetjen e ofruar për zhvillimin e aktiviteteve […]
Marigona fiton përballjen e motrave Hajdari

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari janë prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Kosovës në hendboll. Dy lojtaret tona po paraqiten me sukses të plotë edhe në elitën e Danimarkës, njërën prej ligave më të forta në botë.Të mërkurën në mbrëmje, Marigona e Arlinda u përballen mes vete me skuadrat e tyre.Skuadra e Marigona Hajdarit, Silkeborg-Voel […]
Hapet zyrtarisht “IHF Trophy”

Është hapur zyrtarisht kampionati IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet e grupmoshës U19 dhe U17. Ceremonia hapëse është mbajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku edhe po zhvillohen ndeshjet e kësaj ngjarjeje me rëndësi. Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini u ka dëshiruar mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse, duke u dëshiruar suksese sportive […]
FHK-në e viziton zëvendësministrja Daulina Osmani

Të hënën për vizitë pune në Federatën e Hendbollit të Kosovës ka qëndruar zëvendëministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.Zv.ministrja Osmani është pritur nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Takimi ishte shumë konstruktiv, ndërsa është biseduar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me aktivitetet e shumta të Federatës […]
Kapitenja Demaj shkëlqen me pesë gola në barazimin e Ringkobingut

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj ka shkëlqyer me pesë gola për skuadrën daneze, Ringkobing.Ringkobingu ishte duke udhëhequr gjithë ndeshjen ndaj Sonderjyskes, por në fund rezultati ishte 27:27. Në sekondën e fundit, Demaj kaloi bukur një kundërshtare dhe u faulua rëndë. Dukej si penallti dhe Ringkobingu është ankuar për vendimin që të jepet vetëm […]
Drejtuesit e FHK-së pritën në takim deputetë të Kuvendit të Kosovës

Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, të martën janë pritur në takim në Federatën e Hendbollit të Kosovës.Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci kanë pritur deputetin Ardian Gola, kryetar i komisionit, deputeten Albena Reshitaj, nënkryetare e komisionit dhe anëtaret […]
Paraqitje pozitive të reprezentuesve tanë

Skuadra zvicerane, Kreuzlingen, barazoi 25:25 me favoritin, Kriensin. Ndeshja e së dielës i takoi Superligës zvcerane në hendboll.Në barazimin e rëndësishëm të Kreuzlingenit, vendimtar ishin hendbollistët e Kombëtares së Kosovës.Kapiteni Valon Dedaj i kishte gjashtë gola, sa edhe Drenit Tahirukaj. Bujar Ramosaj dha kontribut në mbrojtje kryesisht, ndërsa Haris Berisha i kishte 14 pritje.Luigj Quni […]
Besa Famgas synon trofeun e radhës në “Minatori”, Trepça llogarit në përkrahjen e shikuesve

Besa Famgas kthehet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me synim për ta fituar trofeun e radhës. Në këtë arenë festoi titullin e kampionit dhe tani synon Superkupën.Ndeshja për Superkupë mes Besa Famgasit dhe Trepçës zhvillohet të shtunën nga ora 20:00. Trepça është fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa në finale në Prishtinë kishte mposhtur pikërisht […]