Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superkupa e Kosovës në 21 Plus

Ndeshjet e Superkupës së Kosovës në hendboll do të transmetohen direkt në RTV 21 Plus. Prej orës 18:00, të shtunën, është ndeshja e hendbollisteve mes KHF Istogut dhe KHF Ferizajt. Kurse prej orës 20.00 takohen hendbollistët e Besa Famgas dhe ata të Trepçës. Ndeshjet luhen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa atmosfera pritet të jetë […]

Drejtuesit e FHK-së morën pjesë në Kongresin e EHF-së

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, sot morën pjesë në punimet e Kongresit të 16-të të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në rend të ditës kishte pika të shumta, duke përfshirë ndryshimin e disa neneve në Statut dhe ndryshimin e disa rregulloreve.Gjatë qëndrimit në Bazel […]

Presidenti Saraçini në Kongresin e EHF-së

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka udhëtuar për në Bazel të Zvicrës. Presidenti Saraçini të enjten merr pjesë në punimet e Kongresit të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit.Në rend të ditës janë pika të ndryshme me rëndësi për hendbollin evropian.Presidenti Saraçini po shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet […]

Mirela e pandalshme, 13 gola në elitën e Norvegjisë

Mirela Gjikokaj po kalon superformë në Norvegji. Lojtarja jonë të mërkurën ishte më meritorja për fitoren e Follos ndaj Tertnesit. Në kuadër të xhiros së dytë të elitës norvegjeze, Follo fitoi me rezultat 30:23. Mirela i shënoi plot 13 gola, me efikasitet shumë të lartë. I kishte vetëm 14 tentime. I kishte edhe dy asistime […]

Quni barazon me kampionin zviceran

Luigj Quni ka shënuar tri gola nga tri tentime për skuadrën Amicitia Zuerich, që të mërkurën e luajti ndeshjen e parë në kampionatin e ri.Skuadra nga Zuerichu nisi mbarë duke barazuar 26:26 me Kadetten Schaffhausen. Schaffhauseni ishte nikoqir. Kjo skuadër është kampione në Zvicër.Kreuzlingeni humbi 25:22 nga Wacker Thuni. Kreuzlingeni ishte vendas.Drenit Tahirukaj i shënoi […]

Presidenti Saraçini ndau mirënjohje për RTK-në dhe Artan Muhaxhirin

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini të martën ka pritur në takim Artan Muhaxhirin, redaktorin përgjegjës për sport në Radio Televizionin e Kosovës.Në takimin miqësor, presidenti Saraçini ka ndarë mirënjohje, përkatësisht një plaketë falënderimi për RTK-në dhe Artan Muhaxhirin. Plaketat janë ndarë si shenjë vlerësimi e falënderimi për bashkëpunimin shumë korrekt lidhur […]

Fitore Aliu i shënon gjashtë gola ndaj skuadrës së Bundesligës gjermane

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Fitore Aliu, zhvilloi ndeshje të madhe në fundjavë. Me skuadrën gjermane Kappelwindeck/Steinb, Fitorja u përball me ekipin e Bundesligës, Metzingen, në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Gjermanisë.Metzingeni fitoi me rezultat 43:19, por Fitore Aliu u shqua me gjashtë gola, duke dëshmuar se është e gatshme për një […]

Fillim i mbarë për motrat Hajdari

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari e kanë nisur mbarë edicionin e ri në Superligën e Danimarkës.Marigona me skuadrën e re, Silkeborg ka fituar ndaj ish-skuadrës, Ringkobing me rezultat 36:26. Marigona shënoi një gol dhe kishte një asistim. Ajo gjatë verës kaloi nga Ringkobingu te Silkeborgu. Leonora Demaj shënoi një gol për Ringkobingun. Kishte një asistim […]

U mbajt mbledhja e Komisionit për Regjistrim

Komisioni për Regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës, që për kryetar e ka Faruk Mujkën, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Ky komision ka shqyrtuar kërkesat e bëra gjatë afatit të rregullt kalimtar të verës. Janë aprovuar shumica e kërkesave të bëra për ndryshim të skuadrës.Ndërkohë për lojtarët dhe klubet që nuk i kanë plotësuar […]

Përfaqësuesit e FHK-së takohen me kryeshefen e Pallatit të Rinisë

Përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci dhe anëtari i bordit, Edi Kolgeci, të premten u pritën në takim nga kryeshefja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi Macula.Në takim u diskutua lidhur me aktivitetet e radhës që FHK-ja dhe klubet e hendbollit i zhvillojnë në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.Drejtuesit […]