Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Më 16/17 shtator fillon kampionati i ri

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, bordi diskutoi dhe vendosi për çështje të rëndësishme në prag të edicionit të ri garues. Është vendosur që Superliga e hendbollistëve në edicionin 2023/2024 të ketë tetë skuadra. Drita e Gjilanit dhe Llapi kanë hequr […]

Gzim Salihi kalon te skuadra Amo

Hendbollisti kosovar, Gzim Salihi, ka ndryshuar skuadrën. Nga IK Savehof ku ishte për kohë të gjatë, 25-vjeçari ka kaluar te skuadra tjetër suedeze, Amo. Amo garon në elitën e Suedisë, ndërsa pritjet prej Salihit janë të mëdha. Salihi ishte te Savehofi prej moshës 15-vjeçare, ndërsa me këtë skuadër ka fituar disa tituj të Suedisë. Ai […]

Ambasadori Vrenezi viziton Kombëtaren U17

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, ka vizituar sot Kombëtaren U17 të Kosovës në hendboll (vajzat). Ambasadori Venezi përcolli nga afër ndeshjen interesante me Finlandën që përfundoi me barazim. Ai ka uruar vajzat për paraqitjen, ndërsa u ka dëshiruar sukses në ndeshjet e ardhshme. Ambasadori Vrenezi ka takuar edhe drejtuesit e Kombëtares, duke u […]

Tjetër vlerësim i Federatës Ndërkombëtare për FHK-në, në Istog mbahet “IHF Trophy”

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) vazhdon të vlerësojë shumë lartë Federatën e Hendbollit të Kosovës.Në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit, IHF-ja ia ka besuar federatës sonë organizimin e garës së rëndësishme, IHF Trophy, në konkurrencën e hendbollisteve.IHF Trophy për zonën evropiane do të organizohet për grupmoshën U17 dhe U19. Pos Kosovës pritet të marrin pjesë […]

Vdiq Haqif Mulliqi, FHK-ja i shpreh ngushëllime familjes së nderuar Mulliqi

Të martën ka ndërruar jetë Haqif Mulliqi, një personalitet i rrallë që ka lënë gjurmë në shumë fusha.Pos si profesor e dramaturg, i ndjeri Mulliqi është shquar edhe si hendbollist. Ai ishte lojtar i dalluar në skuadrën e Prishtinës, ndërsa më pas edhe përkrahës i madh i e vazhdueshëm i gjithë hendbollit kosovar.Me vdekjen e […]

Elisa Mulaj bën hapin e madh në karrierë, i bashkohet ekipit të parë të Akerit

Reprezentuesja e Kosovës në hendboll, Elisa Mulaj, ka bërë hap shumë të rëndësishëm në karrierë. Ajo në edicionin e ri do të luaj për Akerin në elitën e Norvegjisë. Norvegjia ka njërin prej kampionateve më cilësorë në botë, ndërsa pjesë e tij tashmë do të jetë edhe Elisa.Aloja 20-vjeçare është promovuar nga ekipi i të […]

Presidenti i EHF-së falënderon FHK-në

Presidenti i Federatës Evropiane të Hendbollit, Michael Wiederer, dhe sekretari i përgjithshëm i EHF-së, Martin Hausleitner, i kanë dërguar të mërkurën letër presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretarit gjeneral, Izet Gjinovci. Drejtuesit e EHF-së kanë falënderuar FHK-në dhe drejtuesit e saj për organizimin e Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste. Është […]

Kërkesa të rëndësishme nga klubet e hendbollistëve

Ka përfunduar afati i rregullt kalimtar i verës në hendbollin kosovar. Në konkurrencë të meshkujve janë bërë kërkesa të rëndësishme. Kështu Rahoveci ka bërë kërkesë për lojtarët si Egzon Gjuka, Jon Muqolli, Jeton Bislimi e Igor Radojeviq. Trepça po ashtu bëri kërkesë për Hamdi Salihun, Liridon Esatin, Marley Wallacen e Vladimir Trajkovskin. Deçani ka bërë […]

Vlerësime të shumta për FHK-në për organizimin shembullor të Evropianit U19

Federata e Hendbollit e Kosovës po merr vlerësime e falënderime të shumta lidhur me organizimin e Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste (B).Të hënën përmes një emaili, FHK-në e ka falënderuar Federata e Hendbollit e Sllovakisë.“Më lejoni t’u falënderoj për pritjen shumë të ngrohtë të ekipit sllovak dhe delegacionit tonë gjatë Evropianit U19. Jemi ndier në […]

Faleminderit për një ngjarje të shkëlqyer

Ekipet kombëtare po largohen nga Prishtina pas një ngjarje plot shkëlqim të hendbollit. Kampionati Evropian U19 për hendbolliste (B), është vlerësuar nga të gjithë si tregim suksesi.Federata e Hendbollit e Kosovës me shumë respekt e krenari falenderon të gjithë ata që kontribuan që Evropiani në Prishtinë të jetë kaq i suksesshëm.Falenderojmë EHF-në për besimin për […]