Italia, kampione e Evropianit në Prishtinë

Italia është kampione e Evropianit U19 për hendbolliste, Divizioni B, të mbajtur në Prishtinë. Të dielën në finalen e madhe, Italia fitoi ndaj Austrisë me rezultat bindës, 29:21.Italia ka shkëlqyer gjatë gjithë kampionatit, ndërsa i ka fituar të gjitha ndeshjet. Ka shfaqur nivel të lartë edhe në finale, duke realizuar aksione të bukura dhe mbrojtje […]
Marigona Hajdari transferohet te Silkeborgu

Organizatorja e lojës së Kombëtares së Kosovës, Marigona Hajdari, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë. Marigona të premten është zyrtarizuar te skuadra Silkeborg-Voel, që garon në elitën e Danimarkës. 23-vjeçarja deri më tani ishte te Ringkobingu, që po ashtu luan në elitën e Danimarkës. Por Silkeborgu është skuadër më e madhe, që vazhdimisht paraqitet […]
Kombëtarja jonë mposhtet nga Italia

Kombëtarja U19 e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë. Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17.Vajzat tona janë munduar të japin më të mirën, por kanë bërë gabime të shumta dhe kjo kushtoi në fund. Kanë kushtuar edhe përjashtimet me dy minuta, por […]
Hapet zyrtarisht Evropiani U19

Me një ceremoni të bukur është hapur Kampionati Evropian U19 për hendbolliste, që deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.Kampionatin Evropian të hapur e shpalli presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Në ceremoni prezent ishin edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, drejtori për sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova dhe përfaqësuesi i […]
Evropiani në Prishtinë, të shtunën katër ndeshje

Çdo gjë është gati për Kampionatin Evropian për hendbollistet deri në 19 vjet që prej të shtunës deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë. Ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, ndërsa FHK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet që Evropiani të ketë rrjedhën e duhur.Marrin pjesë hendbolliste nga nëntë ekipe […]
Mblidhet Këshilli Organizativ, ndahen detyrat për organizimin e Evropianit

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Organizativ të Kampionatit Evropian për hendbolliste që muajin e ardhshëm mbahet në Prishtinë.Këshillin Organizativ të Evropianit U19 për hendbolliste (Divizioni B ) e udhëheq presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Ai ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë të përfshirët që Kosova edhe njëherë të dëshmohet nikoqire shembullore. Në mbledhjen […]
Vdiq profesor Arsim Fehmiu, FHK-ja i shpreh ngushëllime familjes Fehmiu

Ka ndërruar jetë doajeni i sportit kosovar, profesor Arsim Fehmiu. Profesor Fehmiu vdiq të martën në Prishtinë në moshën 91-vjeçare.Kontributi i të ndjerit për zhvillimin e sportit kosovar është i madh. Ai ka kontribuuar edhe në zhvillimin e hendbollit në vendin tonë. Ishte pjesë e skuadrës Normalisti, të themeluar në vitin 1953. Më pas ishte […]
Vendime të rëndësishme të Bordit të FHK-së

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, bordi analizoi kampionatin që tashmë ka përfunduar dhe mori vendime të rëndësishme. Edicioni 2022/2023 është vlerësuar shumë i suksesshëm, ndërsa është premtuar angazhim maksimal për avancim të mëtejmë.Ndërkohë, sipas autorizimit nga Kuvendi i fundit i Punës, bordi […]
Selektori Shabani takohet me portieren e talentuar Aurora Kryeziu

Selektori i Kosovës në hendboll (femrat) Agron Shabani, ditët e kaluara na qëndruar në Gjermani. Shabani e ka përcjellë nga afër paraqitjen e portieres së talentuar Aurora Kryeziu në turneun final të kampionatit të Gjermanisë për juniore.18-vjeçarja Aurora Kryeziu ishte prej më të merituarave që skuadra Blomberg-Lippe u shpall kampione te junioret. Në finale, Blomberg-Lippe […]
Gjinovci e Kolgeci priten në takim nga drejtoresha e Pallatit të Rinisë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, dhe anëtari i bordit të FHK-së, Edi Kolgeci, të martën janë pritur në takim pune nga drejtoresha e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, Mrika Gashi.Takimi ishte shumë konstruktiv, ndërsa drejtoresha Gashi u njoftua për aktivitetet e shumta të FHK-së, me theks të veçantë për […]