Nënshkruhet memorandumi i FHK-së me MKRS-në

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës memorandumin e ka nënshkruar presidenti Eugen Saraçini, ndërsa në emër të MKRS-së, ministri Çeku.Përmes memorandumit përcaktohet përkrahja financiare e MKRS-së […]
Edhe një e arritur e FHK-së, Izet Gjinovci në Gjykatën e Apelit të EHF-së

Në Kongresin e 15-të të Federatës Evropiane të Hendbollit është shënuar edhe një sukses i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të EHF-së. Zgjedhjet për president, Komitet Ekzekutiv dhe për organe tjera drejtuese janë mbajtur të premten pasdite. Michael Wiederer ka fituar […]
Filluan punimet e Kongresit të EHF-së

Kanë filluar sot në Vjenë punimet e Kongresit Zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në Kongres po marrin pjesë edhe drejtuesit e FHK-së, presidenti Eugen Saraçini, nënpresidenti, Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Paradite janë prezantuar dhe miratuar raporte të ndryshme, kurse pasdite janë zgjedhjet për president, Komitet Ekzekutiv dhe pozita tjera. Drejtuesit […]
Delegacioni i FHK-së merr pjesë në Kongresin e Federatës Evropiane

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës do të marrin pjesë në Kongresin Zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit që mbahet të premten e të shtunën në Vjenë të Austrisë. FHK-ja do të përfaqësohet në Kongres nga presidenti Eugen Saraçini, nënpresidenti Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Presidenti Saraçini me bashkëpunëtorë do ta […]
Bordi i FHK-së vlerëson rezultatet e Kombëtares, vendos të shpërblejë lojtarët e trajnerët

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e dytë në përbërjen e re. Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i FHK-së ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme dhe po ashtu ka diskutuar për zhvillimet e fundit në hendbollin kosovar. Në mbledhje janë formuar këshillat dhe komisionet e FHK-së […]
“Neptun” shtohet në listën e partnerëve të FHK-së

Rezultatet e fundit në rrafshin ndërkombëtar kanë bërë që Federata e Hendbollit e Kosovës të jetë gjithnjë e më atraktive për kompanitë serioze në vend. Në vazhdën e sigurimit të partnerëve të rinj, sot në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është nënshkruar kontrata e sponsorizimit me kompaninë “Neptun”. Marrëveshja është lidhur bazuar në […]
Eugen Saraçini nënpresident i KOK-ut, Shqipe Bajçinca anëtare e Bordit

Federata e Hendbollit e Kosovës do të ketë përfaqësim të fuqishëm në Komitetin Olimpik të Kosovës në ciklin e ardhshëm olimpik. Në Asamblenë Zgjedhore të KOK-ut të mbajtur të enjten, dy drejtues të FHK-së kanë marrë pozita të rëndësishme në Komitetin Olimpik. Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini është zgjedhur nënpresident i […]
Vdiq Bedri Hajzeraj, emër i çmuar i hendbollit dhe sportit istogas

Istogu dhe gjithë Kosova të hënën ka mbetur pa një aktivist të veçantë sportiv. Ka vdekur Bedri Hajzeraj, që ka dhënë kontribut të madh për hendbollin dhe sportin në Istog dhe në rrethinën e këtij qyteti. Ai ishte arsimtar i Edukatës Fizike në fshatin Uçë e më pas zyrtar për Kulturë, Rini dhe Sport në […]
Prishtinës i dorëzohet trofeu për titullin te kadetët

KH Prishtina e ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Kadetëve. Në një kampionat interesant, Prishtina fitoi garën e fortë me KH Besa Famgas. Të dy skuadrat mblodhën nga 34 pikë pas 18 xhirove, por për shkak të bilancit pak më të mirë në ndeshjet e ndërsjella, Prishtina është e para.Kupa e kampionit Prishtinës […]
Vdiq Fahri Buçinca, doajeni i hendbollit vushtrrias dhe kosovar

Hendbolli kosovar ka mbetur sot pa një personalitet të shquar dhe një kontribues shumëvjeçar. Fahri Buçinca, doajen i hendbollit vushtrrias dhe atij kosovar në përgjithësi, ka ndërruar jetë në moshë 86-vjeçare. Kontributi i të ndjerit për sportin tonë është shumë i madh. Buçinca nisi karrierën si lojtar në vendlindje, Vushtrri, si pionier i hendbollit. Më […]