FHK-ja firmos marrëveshje sponsorizimi me Gorenjen

Federata e Hendbollit e Kosovës ka firmosur marrëveshje sponsorizimi me GNTC-Gorenje. Marrëveshja është e vlefshme deri në fund të këtij viti dhe përmes saj do të përkrahen aktivitetet e shumta të FHK-së, duke përfshirë edhe ato me ekipet kombëtare. Ekipet tona kombëtare janë vazhdimisht të pranishme në garat ndërkombëtare, me të gjitha grupmoshat dhe në […]
Në Gjakovë zhvillohet turneu ndërkombëtar

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të festave të marsit, Shqiponja të hënën e të martën në palestrën në Gjakovë e organizon turneun në të cilin marrin pjesë katër skuadra. Turneu organizohet pa praninë e shikuesve.Pos Shqiponjës, në turne marrin pjesë edhe KHF Istogu, KHF Çair nga […]
Presidenti Moustafa uron presidentin Saraçini

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.Moustafa është mik i madh i presidentit Saraçini dhe i Federatës së Hendbollit të Kosovës.“Në emër të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit dhe gjithë familjes së hendbollit, dua t’iu shpreh urime […]
Faleminderit Taip Ramadani

Pas një bashkëpunimi shembullor për gati pesë vjet, erdhi koha për të ndarë rrugët me Taip Ramadanin. Ramadani në prill të vitit 2016 ishte emëruar në postin e selektorit të Kosovës në hendboll (meshkujt) dhe punën e ka kryer me përkushtim e dinjitet. Në pamundësi që të udhëtoj nga Australia, Ramadani ka paraqitur dorëheqjen, të […]
Federata e Hendbollit e Kosovës uron gjithë komunitetin sportiv për 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Për 13 vjet, por edhe për kohë shumë më të gjatë, jemi angazhuar si komunitet i hendbollit për shtetndërtim dhe për madhështim të vendit tonë. Flamurin e kemi ngritur në arenat më të mëdha, kemi bërë të mundur që shteti të prezantohet edhe atje ku pretendojnë se nuk na njohin. Përmes hendbollit këtë do ta […]
Jupa: E kam pritur çmimin e më të mirit

Kastriot Jupa për herë të gjashtë është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Jupa gjatë vitit 2020 ka pasur suksese me Besa Famgas e po ashtu me Kombëtaren e Kosovës. Pivoti i Besës ka pritur që të shpallet më i miri. Të them të drejtën ky çmim është i pritshëm për mua, […]
Çmimi e motivon Albinën për suksese edhe më të mëdha

Albina Rugova për herë të parë është shpallur hendbollistja më e mirë e vitit në Kosovë. Aloja e Istogut dhe Kombëtares së Kosovës, gjatë vitit 2020 është shquar me paraqitje të mira dhe me efikasitet. Asaj pos çmimit të hendbollistes më të mirë të vitit 2020 i ka takuar edhe çmimi i golashënueses më të […]
Fjalimi i Presidentit Eugen Saraçini në Kuvendin Zgjedhor të FHK-së

Përshëndetje të nderuar kuvendarë, bashkëpunëtorë, njerëz të hendbollit, që për dekada jepni kontribut të jashtëzakonshëm për sportin tonë të dashur. Jemi mbledhur këtu në një kohë vërtetë sfiduese, kur e gjithë bota po vuan pasojat e pandemisë COVID-19. Jemi mbledhur për një punë të rëndësishme për federatën tonë, hendbollin dhe sportin në përgjithësi. Jemi këtu […]
Eugen Saraçini edhe një mandat në krye të FHK-së

Eugen Saraçini do ta udhëheq edhe për një mandat katërvjeçar Federatën e Hendbollit të Kosovës. Në Kuvendin e rregullt Zgjedhor të FHK-së, të mbajtur të premten në Sheshin 21 në Prishtinë, Saraçini mori përkrahje absolute. Për mandatin e tretë si president i FHK-së, Saraçini u zgjodh me shumicë absolute të votave. Ai është në krye […]
Kastriot Jupa e Albina Rugova më të mirët e vitit 2020

Të premten në Sheshin 21 në Prishtinë është mbajtur manifestimi “Laureatët e Vitit 2020”. Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit të kaluar, që ishte i vështirë për shkak të pandemisë, por edhe i suksesshëm për hendbollin kosovar. Çmimet kryesore i kanë fituar Kastriot Jupa dhe Albina Rugova. Pivoti i […]