Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nesër shpallen më të mirët e vitit 2020

Të premten nga ora 10:00 do të mbahet manifestimi “Lauretatët e Vitit 2020”. Federata e Hendbollit e Kosovës do të shpallë më të mirët e vitit të kaluar. 2020-ta ishte vit i vështirë për të gjithë, por megjithatë edhe i suksesshë për hendbollin tonë. Manifestimi do të mbahet në Sheshin 21 në Prishtinë, por pa […]

Më 5 shkurt shpallen Laureatët e Vitit 2020

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur të martën mbledhjen e parë për këtë vit.Janë marrë vendime shumë të rëndësishme për hendbollin tonë.Kështu, Laureatët e vitit 2020 do të shpallen më 5 shkurt.Komisioni për shpalljen e Laureatëve përbëhet nga Shqipe Bajçinca-Brestovci, Leonard Cula e Fahredin Hashani.Në mbledhje […]

Lëvizje të shumta në afatin kalimtar të dimrit

Prej 15 deri më 22 janar ishte i hapur afati kalimtar dimëror për hendbollistë dhe hendbolliste. Të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kishin lojtarët dhe lojtaret që ishin pa kontrata dhe ata me fletëlëshim nga klubi. Dhe këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar numër i konsiderueshëm i hendbollistëve dhe hendbollisteve. Te hendbollistet, janë katër […]

Sot ka filluar punën Akademia e hendbollit, Istogu

Është mbajtur stërvitja e parë e udhëhequr nga reprezentuesja jonë, Albina Rugova. Pos saj në Akademi do të punoj edhe Esma Muratoviq, ndërsa puna do të koordinohet nga trajneri i KHF Istogu dhe i Kombëtares së Kosovës, Faruk Shala.Pjesë e Akademisë fillimisht do të jenë 30 të rinj. Do të punohet në grupe të ndara […]

Në Egjipt po zhvillohet Botërori i hendbollit

Sot janë ndeshjet e ditës së tretë në kampionatin botëror në hendboll, që po mbahet në Egjipt. Ndonëse në situatë të vështirë për shkak të pandemisë COVID-19, Botërori ka nisur të mërkurën dhe deri më tani ndeshjet janë zhvilluar pa ndonjë problem.Të mërkurën Egjipti fitoi ndaj Kilit me rezultat 35:29.Të enjten Bjellorusia dhe Rusia, që […]

Reagim i Bordit të FHK-së pas ngjarjeve në Banjallukë

Bordi i FHK-së reagon ashpër për sjelljen antikosovare dhe antishqiptare në Banjallukë, me rastin e ndeshjes së kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane në mes të klubit Borac nga Banjalluka dhe klubit tonë, KH Besa Famgas, të zhvilluar më 19 dhjetor 2020. Një ndeshje sportive e cila do të duhej te ishte në […]

Më 6 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FHK-së

Të hënën është mbajtur mbledhja e fundit për këtë vit e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Nën drejtimin e presidentit, Eugen Saraçini, Bordi i FHK-së ka marrë vendime të rëndësishme. Është vendosur që Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mbahet më 6 shkurt të vitit të ardhshëm.  Në mbledhjen e 25-të […]

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit sportiv, Avni Shabani

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit sportiv, Avni Shabani. Ai ndërroj jetë të martën, pak javë pas pensionimit. “Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Avni Shabanit, gazetarit sportiv që me punën e angazhimin e tij ka kontribuar për ngritjen e nivelit […]

FHK-ja nënshkruan Memorandum me Agjencionin Anti-Doping

Të martën është firmosur Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Agjencionit Anti-Doping të Kosovës (KosADA). Në emër të federatës tonë memorandumin e ka nënshkruar sekretari gjeneral, Izet Gjinovci, ndërsa në emër të KosADA, koordinatori, Gëzim Murseli. Ky agjencion i KOK-ut ka për qëllim luftimin e dopingut në sport. Me […]

Ndërron jetë Shaban Demiri, hendbolli mbetet pa një punëtor shumë të çmuar

Ka ndërruar jetë Shaban Demiri, një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar në hendbollin kosovar. Demiri ka vdekur të hënën pasi për një kohë është përballur me telashe shëndetësore. Ai ka dhënë kontribut si lojtar e më pas si gjyqtar i hendbollit dhe së fundi edhe si vëzhgues-kontrollues. Demiri ka ndërruar jetë […]