Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-ja ndihmon me nga dhjetë topa skuadrat e femrave

Federata e Hendbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar që të lehtësojë funksionimin e skuadrave. Kështu FHK-ja mbështet me nga dhjetë topa skuadrat e femrave. Bëhet fjalë për topa për ndeshje e stërvitje kurse do të përkrahen të gjitha skuadrat e femrave. Është ky një projekt i fituar nga EHF-ja, që për qëllim e ka zhvillimin […]

Nënshkruhet marrëveshja për përkrahjen e klubeve

Federata e Hendbollit e Kosovës ka nënshkruar të martën marrëveshjen me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e klubeve të hendbollit. Në ceremoninë e mbajtur në MKRS ishte prezent kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa memorandumin e nënshkruan presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe ministrja Vlora Dumoshi.Me memorandum, të gjitha klubet e hendbollit përfitojnë financiarisht […]

Ndërroi jetë Daver Haskuka, kryetar shumëvjeçar i KH Prizrenit

Ka vdekur të dielën Daver Haskuka, kryetar i nderit i klubit të hendbollit Prizreni. Kontributi i Haskukës në zhvillimin e hendbollit dhe sportit në përgjithësi në qytetin e Prizrenit, ishte shumë i madh. Ai nga viti 1985 e deri në vitin 2018 ishte kryetar i klubit Prizreni. Për të nderuar kontributin e tij, Daver Haskuka […]

Filmi “Vetëm 65” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv

Vetem 65

Federata e Hendbollit e Kosovës do të prezantohet me film të saj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2020”. Edicioni i parë i këtij festivali ka nisur të shtunën kurse përfundon të hënën. Festivalin po e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës. Filmi “Vetëm 65” shfaqet të hënën nga ora 17:45 në Kino ABC në […]

Informata të rëndësishme në seminarin për mjekë e fizioterapeutë

Fizioterapistet duke ligjeruar

Informata të rëndësishme janë dhënë në seminarin për mjekë, fizioterapeutë e persona zyrtarë të klubeve që është mbajtur të dielën në Sheshin 21 në Prishtinë. Seminarin e hapi Izet Gjinovci, sekretar gjeneral i FHK-së, kurse të pranishmit i ka përshëndetur Eugen Saraçini, president i Federatës sonë. Para afro 100 të pranishmëve kanë ligjëruar Dr. Granit […]

Hendbolli hap Javën Evropiane të Sportit

Femijet duke luajtur hendboll

Federata e Hendbollit e Kosovës e ka hapur të mërkurën Javën Evropiane të Sportit, që po mbahet me moton #BEACTIVE. Të mërkurën në Prizren janë mbajtur stërvitje të hendbollit, ndërsa aktiviteti madhështor është organizuar në bashkëpunim me KH Prizreni e KH Click. Morën pjesë rreth 100 fëmijë të dy gjinive, të moshave dhe komuniteteve të […]

Samadrexha e hendbollit bëhet me palestër

Zyrtare te ministrise se sportit, komunes se Vushtrrise dhe FHK's, me maska ne goje, dhe topa ne dore ne palester

Fshati i njohur për skuadrat e hendbollit, Samadrexha e Vushtrrisë, është bërë me palestër sportive. Dihet që Samadrexha ka dhënë shumë për hendbollin kosovar, për dekada të tëra, si në konkurrencë të meshkujve ashtu edhe të femrave. Samadrexha vazhdon të ketë skuadrat simpatike në të dy konkurrencat dhe hapja e palestrës në këtë fshat sportiv […]

Sekretari Gjinovci në takim me ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi

Mbledhje rreth tavolines

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, të shtunën mori pjesë në një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi. Në takim ishte edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtues të federatave të mëdha sportive. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Gjinovci, […]

Urime Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë

Sukseset sportive nuk e kanë vlerën e njëjtë nëse ato nuk prezantohen para publikut të gjerë. Ecja para është e pamundur pa evidentim të lëshimeve eventuale dhe më pas përmirësimin e tyre. Kjo do të ishte vështirë e arritshme pa raportimin e gazetarëve sportivë. Sot është Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë dhe Federata e Hendbollit […]