Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ministrja Dumoshi uron presidenti Saraçini për përfundim të suksesshëm të edicionit

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi me presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini, tue ia dhurue kupën lojtarëve të Besës

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi ka uruar të hënën presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini, me rastin e përfundimit të suksesshëm të edicionit 2019\2020 të garave. Të kujtojmë që ministrja Dumoshi ka përcjellë nga afër ndeshjet finale të Kupës së Republikës së Kosovës, të zhvilluara të dielën. Për këtë FHK-ja e falënderon. Ndeshjet […]

Mesazh i presidentit Eugen Saraçini në përfundim të edicionit

Ministrja Dumoshi dhe presidenti i Federates se Hendbollit Eugen Saraçini dhuron kupen kapitenes se Vushtrrise Shqipe Tahiri

Më një ndeshje të fortë e cilësore kemi përmbyllur një edicion vërtetë sfidues të garave. Besa Famgas e fitoi Kupën e Kosovës (meshkujt), pas një ndeshje plot aksion ndaj Prishtinës. Besa Famgas, Prishtina, Vushtrria, Istogu por edhe të gjitha klubet meritojnë respekt e falënderime për punën e angazhimin gjatë edicionit të vështirë. Të tillë e […]

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Hendbollit, mysafirë të FHK-së

Federata Shqiptare e Hendbollit mirëpriten nga drejtuesit e Federatës së Henbollit të Kosovës.

Mysafirë të FHK-së në turneun final të Kupës së Kosovës janë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Lulzim Ismajli. I falenderojmë për pjesëmarrjen. Prania e tyre dëshmon për raportet e shkëlqyera të FHK-së dhe FSHH-së. Gjatë qëndrimit të tyre do të zhvillohen biseda për bashkëpunim […]

FHK-ja me Task-Forcë për kthim në stërvitje e gara

Kryetari i Komisionit Shëndetësor, Dr. Floren Kavaja, bashkë me anëtarët, Dr. Lindita Ajvazaj-Berisha dhe Dr. Edi Kolgeci, kanë përgatitur udhëzuesin për masat parandaluese ndaj COVID-19.

Federata e Hendbollit të Kosovës i ka marrë të gjitha masat për kthim të sigurt të skuadrave në stërvitje dhe në ndeshje. Në vazhdën e këtyre angazhimeve të hënën është vënë në funksion Task-Forca që për qëllim ka koordinimin e veprimeve për fillim të stërvitjeve dhe për vazhdim të kampionatit. Task-Forca përbëhet nga Komisioni Shëndetësor […]

EHF-ja njoftohet për vështirësitë e FHK-së dhe klubeve pas pandemisë

Në foto shihen sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci bashkë me përgjegjësin për projekte me EHF-në, Sherif Xhema duke mbajtur një videokonferencë me drejtuesit e lartë të Federatës Europiane të Hendbollit, gjithashtu edhe me zyrtarë të disa federatave nacionale.

Sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci dhe përgjegjësi për projekte me EHF-në, Sherif Xhema e kanë prezantuar Federatën e Hendbollit të Kosovës në një videokonferencë të mbajtur të enjten pasdite. Në videokonferencë morën pjesë edhe drejtuesit e lartë të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), duke përfshirë presidentin Michael Widerer. Morën pjesë gjithashtu zyrtarë të disa federatave […]

Presidenti Saraçini mori pjesë në video-konferencën e radhës së KOK-ut

Në foto shihet se presidenti i FHK-së Eugen Saraçini është në një videokonferencë me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) me federatat sportive si dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Departamentin e Sportit.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini sot ka marrë pjesë në video-konferencën e radhës së Komitetit Olimpik të Kosovës me federatat sportive si dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Departamentin e Sportit. Presidenti i federatës sonë në takim paraqiti qëndrimet parimore se në rend të parë është shëndeti i […]

FHK-ja ka gati planin për vazhdim të kampionatit

Në foto shihen Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Bordi i FHK-së, drejtues të federatave sportive dhe KOK-ut, pas mbledhjes që është mbajtur për planin e rifillimit të garave.

Në takimin që të mërkurën është mbajtur me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Federata e Hendbollit e Kosova ka treguar se ka sajuar planin për rifillimin e garave, me qëllim të përmbylljes së kampionatit. Ministrja Dumoshi ka mbajtur takim me drejtues të federatave sportive dhe të KOK-ut. FHK-ja përmes presidentit Eugen Saraçini […]

Nënshkruhet memorandumi me MKRS-në

Në foto shihet presidenti i FHK-së Eugen Saraçini dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi duke nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka nënshkruar të hënën memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në emër të FHK-së memorandumin e ka nënshkruar presidenti Eugen Saraçini, ndërsa në emër të MKRS-së, ministrja Vlora Dumoshi. MKRS-ja ka nënshkruar memorandumin edhe me KOK-un dhe me disa federata tjera. Pas nënshkrimit të memorandumit, […]

Letra e Presidentit Eugen Saraçini për komunitetin e hendbollit

Në foto shihet presidenti i FHK-së Eugen Saraçini në një konferencë për shtyp.

Të dashur miq të hendbollit Në këto momente të vështira shoqërore, pas pandemisë së koronavirusit që po përhapet edhe mëtutje në gjithë globin, në emër të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, të gjithë juve të angazhuar në hendbollin kosovar, ju dëshiroj shëndet dhe lumturi së bashku me familjet e juaja. Në vijim të […]

Pezullohen ndeshjet e hendbollit

Federata e Hendbollit të Kosovës, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka pezulluar gjithë aktivitetin e hendbollit në vendin tonë. Ky vendim vjen pas situatës së re të krijuar, përkatësisht pas paraqitjes të rasteve të para me koronavirus në Kosovë. Vendimi është në fuqi deri në një vendim tjetër. Qeveria e Kosovës të […]