Urimi i Presidentit Saraçini me rastin e Vitit të Ri

Të nderuar hendbollistë e hendbolldashës, punëtor të hendbollit e anëtar të klubeve të sportit tonë magjik. Po i afrohemi fundit të një viti që për Federatën e Hendbollit të Kosovës ishte historik. Të tillë e bëjnë sukseset që i kemi arritur së bashku gjatë 2019-tës. Jemi në fund të një viti që gjithashtu ishte sfidues […]
Ndërron jetë ikona e hendbollit gjilanas, Agim Shkodra

Një prej ikonave të hendbollit gjilanas, Agim Shkodra, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër. Me ndarjen nga jeta të Agim Shkodrës, klubi i hendbollit Drita nga Gjilani, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe hendbolli e sporti kosovar në përgjithësi kanë mbetur pa një prej figurave qe shkruan […]
SHGSK U PRIT NGA FEDERATA E HENDBOLLIT E KOSOVES

Drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), të prirë nga kryetari Edmond Thaçi dhe dy nënkryetarët Alba Merovci dhe Jon Ajeti, u pritën të hënën nga zyrtarë të Federatës së Hendbollit të Kosovës, kryetari Eugen Saraçini dhe sekretari i Përgjithshëm, Izet Gjinovci. Në këtë takim shumë miqësor, kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaçi, i […]
Edhe një ngjarje e madhe e hendbollit botëror në Kosovë

Kosova shumë herë deri më tani është dëshmuar si organizatore shumë e mirë e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare të hendbollit. Në vendin tonë është organizuar Kampionati i parë i IHF-së për vendet në zhvillim, në vitin 2015. Federata Ndërkombëtare na ka besuar edhe garën IHF Trophy për Evropë e më pas edhe fazën interkontinentale, e […]
Shtyhen aktivitetet e hendbollit

Federata e Hendbollit të Kosovës ka shtyrë aktivitetet e parapara për sot, pasi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shpallur të mërkurën ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë. FHK-ja dhe i gjithë komuniteti i hendbollit bashkëndjenë me vëllezërit tanë në Shqipëri në këtë moment të vështirë. FHK-ja […]
Arifi në kursin ASMC 2

Administratori i garave në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Muhamet Arifi, po merr pjesë në kursin për Menaxhim të Avancuar Sportiv, ASMC 2, që e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës. ASMC 2 ka nisur të shtunën ndërsa vlerësohet i rëndësishëm për avancimin e mëtejmë profesional të zyrtarit të federatës tonë. Në ASMC 2 po marrin […]
Besa organizon kampionatin e shkollave në Pejë, presidenti Saraçini e përgëzon

Klubi pejan i hendbollit, Besa Famgas shquhet për organizimin dhe stabilitetin që e ka e po ashtu për punën që po e bënë për të masovizuar dhe për të rritur nivelin e hendbollit. Klubi kampion tashmë po e organizon edhe kampionatin e shkollave fillore në qytetin e Pejës, si pjesë e iniciativës për të masovizuar […]
FHK-ja dhe Komuna e Gjilanit në përkrahje të Dritës

Të martën (sot) në ambientet e Kuvendit Komunal në Gjilan, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Gjilanit, Deniza Limani dhe përgjegjësi për sport, Malazog Hoxha kanë pritur në takim delegacionin e Federatës së Hendbollit të Kosovës që përbëhej nga sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci dhe komesari i garave, Istref Sadriu. Takimi u aranzhua për […]
Ndërron jetë ish- hendbollisti Bashkim Hoxha

Të shtunën ka ndërruar jetë Bashkim Hoxha, ish-hendbollist i suksesshëm i Vëllaznimit të Gjakovës. Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielen (sot) nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë. I ndjeri Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Vëllaznimit. Kohëve të fundit ishte […]
Ndërron jetë ish-hendbollisti Sokol Dauti

Ish-hendbollisti Sokol Dauti ka ndërruar jetë papritmas në moshën 47-vjeçare. Ish-lojtari i Borcit të Ferizajt ka ndërruar jetë në Holandë. Pos për klubin e famshëm ferizajas, i ndjeri Dauti ka luajtur edhe për Vëllaznimin dhe Medveshçakun e Zagrebit. Ai nga fillimi i viteve nëntëdhjeta ka jetuar në vende perendimore. Por gjithnjë ishte pranë hendbollit kosovar, […]