Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Presidenti Moustafa përgëzon Presidentin Saraçini për paraqitjen e Kosovës

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, ka vlerësuar paraqitjet e Kosovës në kampionatin botëror të juniorëve në Spanjë. Vlerësimin për kombëtaren tonë, Presidenti Moustafa e ka dhënë të hënën mbrëma në një takim që e kishte në Vigo me Presidentin e Federatës tonë, Eugen Saraçini dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Izet Gjinovci. Gjatë takimit, […]

Presidenti Saraçini ngushëllon familjen Shehdadi

Është ndarë nga jeta Muhamet Shehdadi, njeriu qe ka dhënë kontribut për më shumë se pesë dekada për hendbollin kosovar. I ndjeri ka qenë ngushtë i lidhur me klubin Vëllaznimi nga Gjakova. Shumë suksese të Vëllaznimit kanë qenë të lidhura me emrin e të ndjerit. Shehdadi ka qenë gjatë në klubin e meshkujve Vëllaznimi e […]

Saraçini e Gjinovci në Kongresin e IHF-së

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci, po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 37-të të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, që po mbahet në Geteborg të Suedisë. Në Kongresin e shtëpisë botërore po diskutohet për zhvillimet më të reja në sportin tonë. Në raportin e punës janë përfshirë disa shkrime për […]

Atmosferë e shkëlqyeshme në “Raiffeisen Kamp”

Ndonëse puna filloi të hënën, të martën është bërë hapja zyrtare e “Raiffeisen Kampit Veror 2019” që po mbahet në Gjakovë. Kampin zyrtarisht e ka hapur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ndërsa prezent ishin edhe anëtarët e bordit, Berat Dana e Leonard Cula dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci. Drejtuesit e Federatës më pas nga afër […]

Filloi “Raiffeisen Kampi”

Të hënën në mesditë mbi 50 hendbolliste të reja dhe mbi 20 hendbollistë të rinjë janë mbledhur në Gjakovë ku deri më 7 korrik mbahet “Raiffeisen Kampi Veror 2019”. Të rinjëve mirëseardhje u kanë dëshiruar përgjegjësit e kampit tradicional e poashtu drejtues të FHK-së. Për një javë të rinjtë do të punojnë intenzivisht, ndërsa te […]

Publikohet lista e hendbollistëve për “Raiffeisen Kamp”

Të shtunën është publikuar edhe lista e hendbollistëve të rinjë që do të marrin pjesë në “Raiffeisen Kampi Veror 2019” që mbahet prej 1 deri më 7 korrik në Gjakovë. Në kamp janë ftuar 24 hendbollistë të rinjë që për herë të parë janë pjesë e një organizimi të tillë. Janë ftuar hendbollistë deri në […]

Hendbollistë të rinjë të marrin pjesë në “Raiffeisen Kampi Veror 2019”

Aktivitete të shumta organizohen nga Federata jonë edhe gjatë verës, përkatësisht gjatë muajit korrik. Kështu njëaktivitet me shumë prioritet për FHK-në mbahet prej 1 deri më 7 korrik nëGjakovë. Është fjala për kampin tradicional për hendbollistët e rinjë që këtë herë organizohet me mbështetje të “Raiffeisen Bank”. Është ky edicioni i 18-të i kampit tradicional […]

Kosova pjesë e ngjarjes me histori të lavdishme

Kosova është një prej vetëm 74 ekipeve kombëtare që deri më tani kanë garuar në kampionatet botërore të juniorëve në hendboll, apo që do të garojnë muajin tjetët në Spanjë. Me suksesin e jashtëzakonshëm për sportin kosovar, Kombëtarja jonë kështu i është bashkuar një grupi elitar të ekipeve kombëtare. Disa prej këtyre 74 shteteve më […]

Saraçini: Kuvendi të bëjë të mundur që sporti të ketë përkrahjen e duhur

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka lëshuar një komunikatë në emër të komunitetit të hendbollit, lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me aprovimin e ligjeve dhe amandamenteve për përkrahjen ndaj sportit. Në komunikatën e Saraçinit thuhet:“Në kohën kur djemtë tanë janë në vlugun e përgatitjeve për pjesëmarrje historike […]

Saraçini: Një ditë e rëndësishme për Kosovën

Në foto shihet presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini i ka bërë thirrje adhuruesve të hendbollit dhe sportit në përgjithësi, që të përkrahin sonte Kombëtaren e Kosovës në hendboll, në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë. Saraçini ka thënë se kjo ndeshje luhet në një moment të rëndësishëm. “Edhe një ditë e rëndësishme për Kosovën – […]