Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Bajçinca, delegate e EHF-së në kualifikimet për Evropian

Në foto shihet delegatja e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), Shqipe Bajçinca Brestovci.

Federata e Hendbollit të Kosovës e kishte përfaqësuesen e saj në turneun e fazës së parë të kualifikimeve për kampionatin evropian të hendbollisteve që mbahet në vitin 2020. Shqipe Bajçinca Brestovci ishte delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) në garën që prej të premtes deri të dielen është mbajtur në Veria të Greqisë. Profesoresha […]

Presidenti Saraçini merr konfirmimin se simbolet e Kosovës do të respektohen në Spanjë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka zhvilluar takime të shumta gjatë Konferencës së Presidentëve të EHF-së dhe FINAL4 të Ligës së Kampionëve, që po mbahen në Kelln të Gjermanisë. Presidenti Saraçini është takuar edhe me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa dhe me përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Spanjës. Në këto […]

Saraçini e Idrizi në Konferencën e Presidentëve

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe nënpresidenti Enis Idrizi, po qëndrojnë në Kelln të Gjermanisë ku është mbledhur elita evropiane e hendbollit. Në kuadër të FINAL4 të EHF Ligës së Kampionëve është mbajtur Konferenca e Presidentëve të Federatave Nacionale, anëtare të EHF-së. Ishte kjo Konferenca e 14-të të Presidentëve të EHF-së. […]

Presidenti Saraçini vlerëson vendimin e IHF-së

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka përshëndetur vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, që ka bërë të qartë se flamuri dhe himni i Kosovës do të shfaqen në Botërorin e juniorëve në Spanjë, ose në të kundërtën Botërori do të mbahet në një vend tjetër. IHF-ja të enjten përmes një letre […]

IHF: Spanjës i merret kampionati nëse nuk respektohen simbolet e Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka reaguar menjëherë pas letrës që i ka dërguar Federata e Hendbollit të Kosovës, lidhur me diskriminimin gjatë ceremonisë së shortit për Botërorin e juniorëve që mbahet në korrik në Spanjë. Spanjollët në ceremoninë e shortit nuk kanë shfaqur flamurin e Kosovës,  por e kanë paraqitur Kosovën me logo të FHK-së. […]

Cula, Muhaxheri e Brahushi në seminarin qëndror të Federatës kroate

Një delegacion i Shoqatës së Trajnerëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës po merr pjesë në seminarin qëndror të Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kroacisë, që po mbahet në Poreq të Kroacisë. Seminari ka nisur të premten, ndërsa vazhdon punimet edhe të shtunën e të dielen. Punimet e seminarit po i ndjekin  edhe Leonard Cula, […]

Presidenti Saraçini: FINAL4 i Kupës të jetë spektakli i radhës i hendbollit kosovar

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka uruar klubet, lojtarët dhe gjithë komunitetin e hendbollit para fillimit të FINAL4 të Kupës së Republikës së Kosovës, që të shtunën e të dielen zhvillohet në Prishtinë. Në FINAL4 paraqiten skuadrat më të mira në të dy konkurrencat dhe tifozët do të kenë rastin që […]

Ministri Gashi vlerëson të jashtëzakonshëm suksesin e hendbollistëve

Një delegacion i madh i hendbollit kosovar të enjten është pritur nga Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi. Delegacioni i Federatës tonë është përbërë nga presidenti Eugen Saraçini, sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, si dhe lojtarët dhe shtabi teknik i kombëtares U21, që kohë më parë arriti sukses historik duke siguruar pjesëmarrjen në […]

Një histori e nisur në rrethana të jashtëzakonshme

Në rrethana të jashtëzakonshme, por që e bëjnë krenar secilin pjesëmarrës, ka nisur historia e Kupës së Kosovës në konkurrencë të femrave. Në fundjavë, të shtunën me gjysmëfinalet dhe të dielen me finalen, shkruhet kapitulli i ri i kësaj historie plot lavdi. Historia ka nisur në vitin 1994 kur Vjosa e Shtimes e fitoi Kupën […]

U mbajt Kuvendi i Punës

Të enjten pasdite në ambientin e Sheshit 21 në Prishtinë është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Me pjesëmarrjen e shumicës së delegatëve, në Kuvend janë miratuar të gjitha pesë pikat e rendit të ditës dhe poashtu është bërë planprogrami financiar dhe i punës. Ka patur diskutime lidhur me […]