Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nuk kanë të ndalur vlerësimet për FHK-në

Në superlativ po vlerësohet organizimi i ngjarjes IHF Trophy Intercontinental nga ana e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Zyrtarët e lartë të IHF-së që gjatë javës së kaluar qëndruan në Kosovë, kanë dhënë notat më të larta për organizimin, pritjen, akomodimin dhe të gjitha gjërat tjera. Edhe delegacionet nga kontinente të ndryshme kanë vlerësuar lart […]

Presidenti Moustafa uron Presidentin Saraçini

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit dhe miku i madh i Kosovës, Hassan Moustafa, ka uruar Presidentin e Federatës tonë, Eugen Saraçini me rastin e suksesit të Kombëtares U21 të Kosovës dhe organizimit të shkëlqyeshëm të ngjarjes IHF Trophy Intercontinental. “I nderuar President, urime së pari për ekipin tuaj dhe poashtu për organizimin e shkëlqyeshëm. […]

Ndërron jetë Shemsedin Pantina

Ka ndërruar jetë Shemsedin Pantina, emër i njohur dhe i respektuar i hendbollit vushtrrias dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. I ndjeri Pantina është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, ndërsa është varrosur të premten në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në Begaj. Me ndarjen nga jeta të Shemsedin Pantinës, hendbolli kosovar ka mbetur pa një […]

Bajçinca në çerekfinalen e rëndësishme në Holandë

Shqipe Bajçinca-Brestovci po arrinë nivele gjithnjë e më të larta derisa po e prezenton Federatën e Hendbollit të Kosovës si delegate e EHF-së në ndeshje të Kupave Evropiane. Fundjavën e kaluar Bajçinca-Brestovci ishte delegate në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste në mes të skuadrës holandeze H. V. Quintus dhe […]

Tri federata të sportit kolektiv përkrahen me vlerë totale mbi 750 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi edhe me 3 federata të sporteve kolektive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrin në vlerën e mbi 750 mijë eurove. Memorandumet e sotme u nënshkruan me Federatën e Futbollit të Kosovës e cila u mbështet […]

Në Rahovec riaktivizohen dy skuadra të hendbollit

Prej edicionit të ardhshëm, 2019/2020, hendbollit kosovar do t’i kthehet një qendër e rëndësishme e tij. Bëhet fjalë për qytetin e Rahovecit, që ka traditë të pasur të hendbollit. Në mungesë të palestrës në Rahovec dhe vështirësive financiare skuadra e këtij qyteti ishte larguar nga garat tri vite më parë, por pas situatës më të […]

FHK-ja i qëndron afër trajnerit Nagavci, që pati keqësim të gjendjes shëndetësore

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, të enjten e ka vizituar në spital në Gjakovë trajnerin e kombëtares së Kosovës (femrat), Lulzim Nagavci. Nagavci, që është emër shumë i njohur dhe i respektuar në hendbollin kosovar, ka pasur një keqësim të papritur të gjendjes shëndetësore së fundi, por shëndeti i […]

Ndërron jetë Hilmi Xhaferi

Të mërkurën ka ndërruar jetë Hilmi Xhaferi, njeriu që për dekada të tëra ishte pjesë e hendbollit kosovar. Xhaferi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën (sot) nga ora 16:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. Xhaferi ka nisur karrierën si hendbollist në klubin mitrovicas Trepça, në […]

IHF-ja konfirmon vendimin e madh për Kosovën

Ajo që ishte bërë e ditur në takimin e drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF) me presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe me sekretarin gjeneral, Izet Gjinovci, të hënën është konfirmuar zyrtarisht nga IHF-ja. IHF-ja përmes faqes zyrtar ka njoftuar se gara prestigjioze “IHF Trophy Intercontinental” do të organizohet në […]

Sukses i jashtëzakonshëm i FHK-së, IHF Trophy Intercontinental organizohet në Kosovë

Nga një takim që drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) e patën të hënën me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa, kanë dalë vendime shumë të rëndësishme për hendbollin kosovar në përgjithësi. Kështu Federata jonë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm duke marrë të drejtën e organizimit të garës prestigjioze IHF […]