Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu eliminohet në Portugali

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, është eliminuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Istogu u eliminua nga skuadra portugeze, Madeira Andebol SAD. Të dy ndeshjet u luajtën në Portugali. Të dielën istogaset pësuan me rezultat 34:20. Suzana Ujkiq i shënoi 10 gola për Istogun. Nga dy […]

Istogu mposhtet në ndeshjen e parë në Portugali

Skuadra e Istogut e ka luajtur të shtunën mbrëma ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në Funchal të Portugalisë, kampioni i Kosovës, Istogu, humbi 40:17 nga Madeira Andebol SAD. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 26:12 në të mirë të skuadrës portugeze. Tamara Serbra Aragon i shënoi gjashtë gola […]

Istogu në Portugali për dy ndeshjet e Kupës Evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, në fundjavë i luan dy ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Istogu do të përballet me skuadrën portugeze, Madeira Andebol SAD. Të dy ndeshjet luhen në Funchal të Portugalisë. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 17:00, ndërsa e […]

Besa Famgas barazon, por eliminohet

Besa Famgas ka barazuar me kampionin e Bosnjë-Hercegovinës, Izvigjaçin. Ndeshja e së dielës mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, përfundoi 32:32. Ky rezultat megjithatë nuk i mjaftoi ekipit pejan për të avancuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Izvigjaçi e fitoi bindshëm ndeshjen e parë, 40:19, dhe avancon tutje. Ndeshja e së dielës ishte […]

Kastrioti eliminohet nga Kupa Evropiane

Kastrioti i Ferizajt është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Kastrioti humbi të dy ndeshjet nga kampioni i Luksemburgut, Red Boys Differdange. Pas fitores 31:28 të premten në Lipjan, Differdange fitoi të shtunën në Ferizaj me rezultat 29:26. Pjesa e parë ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. Përfundoi 15:15. Në […]

Besa Famgas kërkon revanshin ndaj kampionit të Bosnjë-Hercegovinës

Besa Famgas e luan të dielën mbrëma ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e pret kampionin e Bosnjë-Hercegovinës, Izvigjaçin. Ndeshjen e parë, të luajtur javën e kaluar në Bosnjë-Hercegovinë, Besa e humbi me rezultat 40:19. Por autoritet e Bosnjë-Hercegovinës i […]

Kastrioti mposhtet në ndeshjen e parë

Kastrioti i Ferizajt e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Të premten në palestrën në Lipjan, Kastrioti humbi nga kampioni i Luksemburgut, Red Boys Differdange me rezultat 31:28. Pjesa e parë ishte e fortë dhe e barabartë. Përfundoi 14:14. Në të dytën skuadra nga Luksemburgu bëri shkëputje […]

Kastrioti i luan në shtëpi dy ndeshjet me Differdangen

Kastrioti i Ferizajt është skuadra e radhës kosovare që paraqitet në gara evropiane. Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Kastrioti takohet me skuadrën nga Luksemburgu, Red Boys Differdange. Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Kastrioti, dhe kampioni i Luksemburgut, Differdange, janë pajtuar që të dy ndeshjet të zhvillohen në […]

Me ekip të përgjysmuar, Besa Famgas nuk ia del në Bosnjë-Hercegovinë

Besa Famgas e ka luajtur të dielën mbrëma ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Në Lubushki të Bosnjë-Hercegovinës, skuadra pejane humbi me rezultat 40:19 nga Izvigjaçi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:10 për kampionin boshnjak. Ekipi ynë ka pasur telashe të shumta për pajisje me viza, për shkak […]

Rahoveci eliminohet nga Kupa Evropiane

Rahoveci është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Rahoveci i ka luajtur dy ndeshjet me Dudelangen në Luksemburg. Të shtunën mbrëma, në ndeshjen e dytë, kampioni ynë pësoi me rezultat 45:27 nga skuadra luksemburgase. Pak gjëra kanë funksionuar në lojën e Rahovecit, ndërsa është vërejtur mungesa e lojtarit kryesor, Egzon Gjuka. […]