Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova mposhtet nga kampionia e botës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2026. Në Nimes, në praninë e 2200 shikuesve, vajzat tona u përballën me kampionen në fuqi të botës, Francën. Rezultati në fund ishte 43:12 në të mirë të Francës. Vajzat tona janë angazhuar maksimalisht, por pa rivalizuar top-hendbollistet […]

Bytyqi: Ndeshje të rëndësishme për rritje dhe zhvillim

Mirjeta Bytyqi ka shkëlqyer në fundjavë në Zvicër. Ajo i shënoi plot 14 gola nga 15 tentime për skuadrën Spono Eagles. Bytyqi e solli atë energji pozitive në Kombëtaren e Kosovës. Ajo është njëra prej lidereve, ndërsa ndaj Francës të mërkurën dhe ndaj Kroacisë të dielën, do të jetë kapitene. Bytyqi është e vetëdijshme për […]

Shabani i vetëdijshëm për forcën e rivalëve, premton angazhim maksimal

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës i kanë vazhduar të hënën përgatitjet për dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Kombëtarja jonë të mërkurën në Nimes luan me kampionen në fuqi të botës, Francën. Të dielën në Prishtinë është ndeshja me Kombëtaren tjetër cilësore, Kroacinë. Selektori i Kosovës, Agron Shabani, është […]

Grumbullohet Kombëtarja A e hendbollisteve, atmosfera shumë pozitive

Të dielën është bërë grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll. Hendbollistet tona në orët e mbrëmjes kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Të hënën janë dy stërvitje tjera, ndërsa të martën në mëngjes është udhëtimi për në Francë. Në Nimes, të mërkurën nga ora 20:45, Kombëtarja jonë luan […]

Kombëtarja grumbullohet të dielën, javën tjetër ndeshjet me superfuqitë e hendbollit

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës grumbullohen të dielën (nesër) në Prishtinë. Në mbrëmje e zhvillojnë stërvitjen e parë në prag të ndeshjeve shumë të vështira të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026. Kosova është në Grupin 1 së bashku me Francën, Kroacinë dhe Finlandën. Të mërkurën në Nimes është ndeshja Francë – Kosovë. Të […]

Shabani shpall listën për ndeshjet me Francën dhe Kroacinë

Selektori i Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet shumë sfiduese me Francën dhe Kroacinë.Janë këto dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026.Kombëtarja jonë përballet me mungesa të shumta, kryesisht për shkak të lëndimeve.Rastin do ta fitojnë lojtare të reja si Orgesa Gola, Arona Krasniqi, […]

Jasmin Zhuta – trajner në Kombëtaren e Kosovës

“Kemi pasur kontakte të vazhdueshme dhe kur më është ofruar mundësia nuk kisha asnjë mëdyshje. Të punojmë me Jasperin do të jetë kënaqësi. Unë mendoj që kemi mundësi që ta zhvillojmë ekipin edhe individualisht edhe në mënyrë grupore dhe do të jetë shumë interesante. Një shqiptar i Maqedonisë të punojë në Kosovë është shumë e […]

Jesper Ostlund – selektor i Kosovës në hendboll

“Hendbolli në Ballkan luhet me shumë pasion dhe zjarr. Kombinimi me punën skandinave është jashtëzakonisht i mirë. Synimi për dy vitet e ardhshme është kualifikimi në Evropian. Ka pengesa por nëse punojmë si duhet mund të afrohemi shumë shpejt. Është nder për mua të marr këtë detyrë. Është kënaqësi që e fillojmë këtë rrugëtim të […]

Jesper Ostlund selektor i ri, Zhuta ndihmës i tij

Jesper Ostlund është selektor i ri i Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt). Suedezi Ostlund është prezantuar të martën në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë. Ostlund ka karrierë të suksesshme si trajner në Suedi, ndërsa tani do ta drejtojë edhe Kombëtaren tonë. Ai e udhëheq prej vitit të kaluar skuadrën elitare të Suedisë, […]

Kosova U19 përfundon paraqitjen në Botëror, mposhtemi në penallti nga Bahreini

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar të premten paraqitjen në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. Në ndeshjen për vendin e 23-të, Kombëtares sonë i mungoi fati. Djemtë tanë u mposhtën në penallti nga Bahreini (33:31 rezultati i përgjithshëm). Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë. Në mesin e pjesës së parë Kombëtarja jonë […]