Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Jesper Ostlund – selektor i Kosovës në hendboll

“Hendbolli në Ballkan luhet me shumë pasion dhe zjarr. Kombinimi me punën skandinave është jashtëzakonisht i mirë. Synimi për dy vitet e ardhshme është kualifikimi në Evropian. Ka pengesa por nëse punojmë si duhet mund të afrohemi shumë shpejt. Është nder për mua të marr këtë detyrë. Është kënaqësi që e fillojmë këtë rrugëtim të […]

Jesper Ostlund selektor i ri, Zhuta ndihmës i tij

Jesper Ostlund është selektor i ri i Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt). Suedezi Ostlund është prezantuar të martën në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë. Ostlund ka karrierë të suksesshme si trajner në Suedi, ndërsa tani do ta drejtojë edhe Kombëtaren tonë. Ai e udhëheq prej vitit të kaluar skuadrën elitare të Suedisë, […]

Të mërkurën shorti i Superligës

Të mërkurën prej orës 14:00 tërhiqet shorti për edicionin 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll. Shorti do të tërhiqet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndërsa do të transmetohet në kanalin zyrtar të FHK-së në “Youtube”. Shorti do të tërhiqet për Superligën e meshkujve dhe atë të femrave. Edicioni i ri në […]

Ndërroi jetë Feriz Parllaku, gjyqtari i njohur i hendbollit

Ka ndërruar jetë Feriz Parllaku, njëri prej gjyqtarëve më të dalluar që ka pasur hendbolli kosovar. Parllaku ka vdekur në moshën 68-vjeçare, ndërsa pos në hendboll ishte gjyqtar i dalluar edhe i futbollit. Ai ka drejtuar ndeshje të shumta të hendbollit kosovar në periudhën e pavarësimit dhe për shumë vjet pasluftës. Ka drejtuar edhe ndeshjen […]

Më 20 shtator fillon edicioni i ri i garave

Më 20 shtator fillon edicioni 2025/2026 i garave në hendbollin kosovar. Kështu vendosi Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten, nën udhëheqjen e presidentit Edin Kolgeci. Xhiroja e parë në Superligën e meshkujve dhe atë të femrave zhvillohet më 20 e 21 shtator. Më 13 shtator zhvillohet Superkupa e […]

Drejtuesit e FHK-së takohen me udhëheqës të komunave

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka nisur një seri takimesh me drejtues të komunave të vendit tonë. Presidenti Kolgeci tashmë është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, dhe me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu. […]

Tjetër sukses, Federatës sonë i besohet organizimi i Kampionatit Mesdhetar

Pas paraqitjes në Kampionatin Botëror U19 në Egjipt dhe organizimit të Kampionatit Evropian U17 për hendbolliste në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur një tjetër sukses në rrafshin ndërkombëtar. Federatës sonë i është besuar organizimi i Kampionatit të Hapur Mesdhetar për hendbolliste të reja. Është kjo ngjarje shumë cilësore, ku paraqiten ekipet kombëtare […]

Fund spektakolar i Botërorit, Gjermania kampione

Gjermania është kampione e Botërorit U19 në hendboll. Në finalen dramatike e spektakolare, të dielën në Kajro të Egjiptit, Gjermania fitoi 41:40 ndaj Spanjës. Ndeshja nuk është vendosur pas 60 minutave lojë e po ashtu as pas dy vazhdimeve nga pesë minuta. Janë luajtur edhe vazhdimet e dyta, por as 80 minuta lojë nuk mjaftuan […]

Ndërroi jetë Ismail Berisha, personaliteti i shquar i hendbollit kosovar

Ka ndërruar jetë profesori Ismail Berisha, personaliteti i shquar i hendbollit kosovar. I lindur në vitin 1934, profesori Berisha ka kontribuar shumë për hendbollin kosovar për shumë e shumë dekada. Pos kontributit si profesor i Edukatës Fizike, Berisha ishte gjithnjë pjesë e klubeve dhe aktiviteteve të hendbollit. Ishte prej themeluesve të KH Vëllaznimit, për të […]

FHK – EHF, bashkëpunimi që garanton sukses

Vazhdojnë lëvdatat dhe falënderimet për organizimin e shkëlqyer të Kampionatit Evropian U17 për vajza në Prishtinë. Organizimi shumë pozitiv do të ishte i pamundur pa punën maksimale të të gjithë të përfshirëve. Federata e Hendbollit e Kosovës falënderon gjithë stafin organizativ, duke përfshirë stafin e federatës, anëtarët e klubeve e shoqatave dhe vullnetarët e shumtë. […]