Të shtunën grumbullohet Kombëtarja U18 e Kosovës

Të shtunën në Istog grumbullohet Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë).Hendbollistët tanë do të përgatiten për kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Punën me hendbollistët e Kombëtares U18 do ta udhëheqë Bujar Qerimi, koordinator i grupmoshave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Kombëtarja jonë është në grup sfidues, së bashku me […]
Tjetër fitore dramatike e Vëllaznimit

Vëllaznimi i Gjakovës ka shënuar tjetër fitore dramatike në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Prishtinën me gol të sekondave të fundit, me rezultat 39:38. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së gjashtë. Golin e fitores e shënoi Ardi […]
Tereza fiton pikët në Pejë

Tereza nuk ka lejuar befasi dhe e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Tereza e mposhti Besën me dhjetë gola dallim, 42:32. Tereza e Obiliqit tani i ka dy fitore e një humbje. Besa […]
Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshje në Ligën e Evropës

Dyshja e gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku, ka drejtuar ndeshje të rëndësishme evropiane të martën. Çifti Vitaku u delegua nga Federata Evropiane e Hendbollit për ndeshje të xhiros së dytë të fazës grupore në Ligën e Evropës për meshkuj. Liga e Evropës është niveli i dytë i garave […]
Të mërkurën ndeshja e parë, derbi të shtunën

Me ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina hapet xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Të dy skuadrat e shohin mundësinë për të fituar pikë dhe rrjedhimisht pritet ndeshje e fortë dhe interesante. Të enjten janë dy […]
Vazhdon gara në Superligën e hendbollisteve

Pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, këtë mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në program është xhiroja e katërt. Ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 në Pejë. Takohen Besa dhe Tereza, ndërsa pritet ndeshje interesante. Tereza e ka një fitore e një humbje, ndërsa Besa […]
Ostlund i entuziazmuar që po e fillon punën te Kosova

Trajneri i suksesshëm suedez, Jesper Ostlund, e ka shpallur të martën listën e parë si përzgjedhës i Kosovës në hendboll. Prej se u zyrtarizua në postin e selektorit, më 2 shtator, Ostlund ka nisur punën për përzgjedhjen e ekipit dhe po ashtu për përgatitje sa më të mirë të ndeshjeve me Britaninë e Madhe.Ai ka […]
Ostlund shpall listën e Kosovës për ndeshjet me Britaninë e Madhe

Suedezi Jesper Ostlund më 2 shtator është zyrtarizuar në postin e përzgjedhësit të Kosovës në hendboll, ndërsa të martën e ka shpallur listën e parë të tij. Selektori ynë i ri ka ftuar 18 hendbollistë për ndeshjet me Britaninë e Madhe, që i takojnë fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Ostlund do të […]
Genc e Getoar Bujupi drejtuan ndeshje shumë interesante në Itali

Dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Genc Bujupi e Getoar Bujupi kishin angazhim të rëndësishëm evropian në fundjavë. Dyshja e gjyqtarëve me thirrje të EHF-së e drejtoi në Itali ndeshjen mes skuadrave Cassano Magnago dhe KRAS/Volendam (Holandë). Ndeshja përfundoi 29:29, ndërsa u vendos fare në fund. Në raundin e tretë të Kupës Evropiane […]
Hashani, delegat në ndeshjet e Kupës Evropiane

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, ka pasur tjetër angazhim evropian. Në fundjavë Hashani ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjet e Kupës Evropiane për hendbollistë mes skuadrës nga Mali i Zi, Budvanska Rivijera, dhe asaj nga Greqia, Diomidis Argous. Ndeshjet u zhvilluan në Cetinë të Malit të Zi. Skuadra […]