Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja jonë lufton deri në fund por mposhtet nga Kroacia

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka zhvilluar të dielën mbrëma ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, Kombëtarja jonë pësoi 32:22 nga Kroacia. Kroacia ishte favorite e madhe, ndërsa fitoren e siguroi vetëm në pjesën e […]

Besa Famgas barazon, por eliminohet

Besa Famgas ka barazuar me kampionin e Bosnjë-Hercegovinës, Izvigjaçin. Ndeshja e së dielës mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, përfundoi 32:32. Ky rezultat megjithatë nuk i mjaftoi ekipit pejan për të avancuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Izvigjaçi e fitoi bindshëm ndeshjen e parë, 40:19, dhe avancon tutje. Ndeshja e së dielës ishte […]

Rahoveci vazhdon me fitore në Superligë

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, “vreshtarët” fituan 38:30. Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të Superligës së Kosovës. Rahoveci i ka katër fitore nga po aq ndeshje dhe udhëheqë në tabelë me 8 pikë. Trepça […]

Fitore e rëndësishme e Vëllaznimit ndaj Vushtrrisë

Vëllaznimi ka shënuar tjetër fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, Vëllaznimi e mposhti Vushtrrinë me rezultat 36:33. Vushtrria ishte vendase në këtë ndeshje. Për ekipin e kthyer në Superligë, Vëllaznimin, ishte fitorja e tretë në elitë. Ka edhe një humbje. Ndërkohë […]

Kastrioti eliminohet nga Kupa Evropiane

Kastrioti i Ferizajt është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Kastrioti humbi të dy ndeshjet nga kampioni i Luksemburgut, Red Boys Differdange. Pas fitores 31:28 të premten në Lipjan, Differdange fitoi të shtunën në Ferizaj me rezultat 29:26. Pjesa e parë ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. Përfundoi 15:15. Në […]

Hendbollistet e Kosovës janë gati për ndeshjen me Kroacinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) i vazhdon të dielën kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja jonë luan me Kroacinë. Të mërkurën vajzat tona pësuan humbje në Nimes nga kampionia në fuqi e botës, Franca. Ndërkohë Kroacia fitoi në shtëpi ndaj Finlandës […]

Besa Famgas kërkon revanshin ndaj kampionit të Bosnjë-Hercegovinës

Besa Famgas e luan të dielën mbrëma ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e pret kampionin e Bosnjë-Hercegovinës, Izvigjaçin. Ndeshjen e parë, të luajtur javën e kaluar në Bosnjë-Hercegovinë, Besa e humbi me rezultat 40:19. Por autoritet e Bosnjë-Hercegovinës i […]

Kastrioti mposhtet në ndeshjen e parë

Kastrioti i Ferizajt e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Të premten në palestrën në Lipjan, Kastrioti humbi nga kampioni i Luksemburgut, Red Boys Differdange me rezultat 31:28. Pjesa e parë ishte e fortë dhe e barabartë. Përfundoi 14:14. Në të dytën skuadra nga Luksemburgu bëri shkëputje […]

Në fundjavë dy ndeshje të Superligës

Në fundjavë do të zhvillohen dy ndeshje të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën nga ora 20:00 luhet derbi i xhiros mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit. Kjo ndeshje zhvillohet në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë. Të dy skuadrat e shohin ndeshjen si mundësi për pikë. Vushtrria ka […]

Kastrioti i luan në shtëpi dy ndeshjet me Differdangen

Kastrioti i Ferizajt është skuadra e radhës kosovare që paraqitet në gara evropiane. Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Kastrioti takohet me skuadrën nga Luksemburgu, Red Boys Differdange. Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Kastrioti, dhe kampioni i Luksemburgut, Differdange, janë pajtuar që të dy ndeshjet të zhvillohen në […]