Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Beqiri, delegat në ndeshjen Sllovenia – Belgjika

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, vazhdon përfaqësimin e rregullt në skenën evropiane. Të mërkurën, Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen mes Sllovenisë dhe Belgjikës. Ndeshja i takoi fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026. Fitore me rezultat 29:22 shënoi Sllovenia. Pos në kualifikime, Beqiri prezantohet rregullisht […]

Firmoset marrëveshja e sponsorizimit me DEKO Solution

Të enjten është vazhduar bashkëpunimi me një tjetër partner besnik të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në bazë të ligjit për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është firmosur marrëveshja e sponsorizimit me kompaninë DEKO Solution. Bëhet fjalë për kompani shumë serioze me të cilën federata jonë ka bashkëpunim shumëvjeçar. Marrëveshja ka të […]

Kosova mposhtet nga kampionia e botës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2026. Në Nimes, në praninë e 2200 shikuesve, vajzat tona u përballën me kampionen në fuqi të botës, Francën. Rezultati në fund ishte 43:12 në të mirë të Francës. Vajzat tona janë angazhuar maksimalisht, por pa rivalizuar top-hendbollistet […]

Bytyqi: Ndeshje të rëndësishme për rritje dhe zhvillim

Mirjeta Bytyqi ka shkëlqyer në fundjavë në Zvicër. Ajo i shënoi plot 14 gola nga 15 tentime për skuadrën Spono Eagles. Bytyqi e solli atë energji pozitive në Kombëtaren e Kosovës. Ajo është njëra prej lidereve, ndërsa ndaj Francës të mërkurën dhe ndaj Kroacisë të dielën, do të jetë kapitene. Bytyqi është e vetëdijshme për […]

Fitore me katër gola dallim e Istogut ndaj Besës

Të hënën në Banjë është luajtur ndeshja e fundit e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kampioni në fuqi, Istogu, fitoi 28:24 ndaj Besës së Pejës. Pas pjesës së parë dallimi ishte vetëm një gol, 13:12. Joneide Balo Olikaka ishte më efikasja tek Istogu me shtatë gola. Gjashtë […]

Shabani i vetëdijshëm për forcën e rivalëve, premton angazhim maksimal

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës i kanë vazhduar të hënën përgatitjet për dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Kombëtarja jonë të mërkurën në Nimes luan me kampionen në fuqi të botës, Francën. Të dielën në Prishtinë është ndeshja me Kombëtaren tjetër cilësore, Kroacinë. Selektori i Kosovës, Agron Shabani, është […]

Grumbullohet Kombëtarja A e hendbollisteve, atmosfera shumë pozitive

Të dielën është bërë grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll. Hendbollistet tona në orët e mbrëmjes kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Të hënën janë dy stërvitje tjera, ndërsa të martën në mëngjes është udhëtimi për në Francë. Në Nimes, të mërkurën nga ora 20:45, Kombëtarja jonë luan […]

Me ekip të përgjysmuar, Besa Famgas nuk ia del në Bosnjë-Hercegovinë

Besa Famgas e ka luajtur të dielën mbrëma ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Në Lubushki të Bosnjë-Hercegovinës, skuadra pejane humbi me rezultat 40:19 nga Izvigjaçi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:10 për kampionin boshnjak. Ekipi ynë ka pasur telashe të shumta për pajisje me viza, për shkak […]

Rahoveci eliminohet nga Kupa Evropiane

Rahoveci është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Rahoveci i ka luajtur dy ndeshjet me Dudelangen në Luksemburg. Të shtunën mbrëma, në ndeshjen e dytë, kampioni ynë pësoi me rezultat 45:27 nga skuadra luksemburgase. Pak gjëra kanë funksionuar në lojën e Rahovecit, ndërsa është vërejtur mungesa e lojtarit kryesor, Egzon Gjuka. […]

Kombëtarja grumbullohet të dielën, javën tjetër ndeshjet me superfuqitë e hendbollit

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës grumbullohen të dielën (nesër) në Prishtinë. Në mbrëmje e zhvillojnë stërvitjen e parë në prag të ndeshjeve shumë të vështira të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026. Kosova është në Grupin 1 së bashku me Francën, Kroacinë dhe Finlandën. Të mërkurën në Nimes është ndeshja Francë – Kosovë. Të […]